Itali, vdes në punë emigranti shqiptar, dy të arrestuar nga policia
Thu 29 Sep 2011 - 22:01
Vdes në një aksident në punë në Itali emigranti shqiptar. Shtetasi Ndoc Gomila, 44 vjeç ka gjetur vdekjen ndërsa policia ka vënë në pranga shtetasin Renato Ndreu, 36 vjeç.Policia ka thënë se shqiptari u rrëzua nga lartësia në ndërtesën ku po punonte. Sipas mediave lidhur me këtë ngjarje u arrestua për vrasje të qëllimshme dhe për punësimin e klandestinëve në të zezë, pronari i shoqërisë ndërtuese, për të cilën punonte emigranti shqiptar i cili gjeti vdekjen në Castelfiorentino të Firences.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi