Meterologët: Ky shtator, më i nxehti i 150 viteve të fundit
Sat 1 Oct 2011 - 13:45
Shtatori i këtij viti, 2011 do te shënohet mbase në histori si me i nxehti i 150 viteve te fundit. Moti me shume se I ngrohte vijon te mbizotërojë edhe ne Shqipëri, ndonëse data te shtunën shënon 1 tetor.Temperaturat i kane kaluar këto dite edhe te 30 gradët e kjo padyshim ka ngjallur reagimin e meteorologëve. Sipas sinoptikanëve qe prej vitit 1753, ne veri te Italisë, nuk ishte regjistruar një vere kaq e gjate dhe kaq e nxehte.Italia dhe Holanda, sipas studimit te meteorologëve, janë vendet me te prekura nga i nxehti i shtatorit, ne te cilat qarkullon një ajër i nxehte tropikal qe po përhapet ne një mënyrë anormale. Sipas meterologëve te nxehtin do te mund ta shijojmë deri ne fund te 10-ditëshit te pare te tetorit sepse me pas do te përfshihemi nga i ftohti qe do te vije nga Evropa e Veriut.Çudia e studimit rezultoi Britania e Madhe. Ne Londrën e pushtuar ne çdo stine nga shiu, çuditërisht ne shtator moti ka qene vetëm me diell e me temperatura qe kane arritur 30 grade. Edhe ne Neë York e Californi temperaturat e larta kane shënuar rekordin e ri te 120 viteve te fundit. Ndërsa ne France temperaturat kane arritur ne maksimumin e tyre historik te 33 gradëve.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi