I nxehti, shtohet numri i pacientëve te urgjenca
Mon 11 Jul 2011 - 12:21
Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin tonë, duke nisur nga dita e premte, do të jenë të pranishme edhe këtë javë. Madje sipas parashikimit të motit, realizuar nga meteorologët, dhjetëditëshi i dytë i muajit korrik do të nisë me temperatura edhe më të larta se këto që kaluam këtë fundjavë.
Pritet të shënohet një rritje nga 4-6 gradë celsius. Ditën e hënë temperaturat maksimale që do të regjistrohen parashikohen të jenë 33 gradë celsius. Po ashtu ditën e martë vlerat maksimale do të ngjiten më tej deri në 34 gradë celsius. Dita e mërkurë dhe e enjte që parashikohet edhe si një nga ditët më të nxehta, temperaturat maksimale do të shënojnë 35 gradë Celsius. Dje, sipas sinoptikanëve, vlerat maksimale të regjistruara ishin 33 gradë celsius. Por nga dita e premte e deri dje urgjencat e qendrave shëndetësore, poliklinikave, qendrave spitalore kanë qenë plot me pacientë. Rritja e menjëhershme e temperaturave, luhatjet dhe ndryshimi i motit sjellin pasoja për shëndetin, në mënyrë të veçantë për fëmijët nga 0-12 vjeç, të moshuarit mbi 65 vjeç, si dhe pacientët kronikë.
Konkretisht, statistikat e ditëve të fundit të qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”, që përballon edhe fluksin më të lartë të pacientëve, rezulton se gjatë ditëve të fundit ka një rritje të kërkesës për kujdes shëndetësor dhe një mbingarkesë të urgjencave kryesore.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi