Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SHBA, shtohet numri i 90-vjeçarëve Empty SHBA, shtohet numri i 90-vjeçarëve

Sun 27 Nov 2011 - 1:38
SHBA, shtohet numri i 90-vjeçarëve MoshuarSipas shifrave qeveritare, grupmosha mbi 90 vjeç është segmenti me rritje më të shpejtë mes popullatës së moshuar.
Në vitin 1980, në Shtetet e Bashkuara kishte 720 mijë burra e gra mbi 90 vjeç. Nga fundi i vitit të kaluar ky numër arriti në 1.9 milionë…dhe vazhdon të rritet.
Ata/ato janë quajtur “më pleq mes pleqve”
Deri kohët e fundit, kjo shprehje përfshinte personat midis moshës 85 dhe 89 vjeç.
Por të dhënat e zyrës së regjistrimit të popullsisë tregojnë se “tavani” i moshës është ngritur. Amerikanët mbi 90 vjeç janë shtuar në numër më shpejt sesa grupet e tjera të moshave. Edhe përpjestimi i tyre brenda popullatës së moshuar gjithashtu po zgjerohet.
Shifrat tregojnë se:
- Popullata 90 vjeç e sipër është kryesisht e bardhë
- Femrat tejkalojnë burrat gati 3 me 1
- Rreth 80 përqind e grave janë të veja, ndërsa më shumë se 40 përqind e burrave janë të martuar
- Shumica kanë të paktën një diplomë të shkollës së mesme
- Ata janë pothuajse të gjithë të mbuluar nga sigurimi shëndetësor
- Të ardhurat nga Sigurimet Shoqërore përfaqësojnë pothuajse 50 përqind të të ardhurave të përgjithshme personale
Studimi, bazuar në të dhënat e zyrës së regjistrimit të popullsisë, parashikon që në vitin 2050 – numri i mbi 90 vjeçarëve të arrijë në më shumë se 9 milionë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi