Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shtohet numri i të helmuarve nga ushqimet Empty Shtohet numri i të helmuarve nga ushqimet

Wed 24 Aug 2011 - 15:16
Rreth 3325 raste me diarre dhe 5 125 infeksione të rrugëve respiratore të sipërme në të gjithë vendin. Këto janë të dhënat epidemiologjike që vijnë nga Instituti i Shëndetit Publik.Dje, në spitalin infektiv deri pasdite ishin paraqitur për të marrë asistencë mjekësore 65 pacientë. Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetareve në radhë të parë të kenë kujdes në atë që zgjedhin, si dhe inspektorateve sanitare të mos ndalin kontrollet ndaj lokaleve apo restoranteve, veçanërisht në zonat turistike të cilat janë të mbipopulluara.Sipas ISHP-së, ka një rritje të lehtë me 3 % të rasteve me sëmundje gastro-intestinale, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.“Edhe pse në dukje situata epidemiologjike është e qetë, i vetmi problem kanë qenë sëmundjet diarrike pa gjak, trendi i të cilave ka qenë në rritje”, thonë specialistët. Mjekët sqarojnë se cilësia e ujit, konsumimi i ushqimeve jo të freskëta dhe të ruajtja e tyre në kushte jo të mira higjienike, janë shkaktarët kryesorë të këtyre helmimeve. Ata këshillojnë që qytetarët të zgjedhin vendet e blerjes së frutave e perimeve, si dhe të mos përdorin ushqime të gatshme dhe ëmbëlsira që shiten nga tregtarë ambulantë. Por, sipas tyre, problem paraqet shumë edhe uji, i cili në masën më të madhe është ujë depozite, e pastruar rrallë.“Uji i ndenjur i depozitave është bartës i madh bakteresh dhe përdorimi i tij pa u zier shkakton çrregullime në organizëm”, thonë bluzat e bardha.

Sipas diagnozave të shënuara në regjistrin e urgjencës së infektivit, janë të shumtë pacientët që kanë kërkuar ndihmën e parë pasi kanë konsumuar në bare lëngje apo pije. Gjithashtu, mjekët këshillojnë shtim të higjienës për të gjitha produktet që konsumojnë.

Mjekët kërkojnë që çdo produkt të konsumohet pasi të jetë larë mirë dhe të jetë ruajtur në vende të freskëta, si dhe të kontrollohet data e skadencës së çdo produkti që blihet, siç janë lëngjet e frutave, qumështi i ambalazhuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi