Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

95433 Shtohet numri i politikanëve serbë pro pavarësisë së Kosovës

Sun 30 Oct 2011 - 14:51
Beograd - Në Serbi po shtohet gjithnjë e më shumë numri i politikanëve që në paraqitjet e tyre publike po paraqesin për Kosovën pikëpamje që deri dje ishin të paimagjinueshme.

Liderit të Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviç, i cili deri vonë ishte krejtësisht i vetmuar me pikëpamjet e tij lidhur me pavarësinë e Kosovës, ditëve të fundit iu bashkuan edhe kryetari i Unionit Socialdemokrat të Serbisë, Zharko Koraç, dhe kryetari i Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak.

Të dy këta politikanë opozitarë e kritikojnë qeverinë e Beogradit se me qëndrimin e saj lidhur me Kosovën po i pengon integrimet evropiane të Serbisë.

Edhe më kritik ndaj qëndrimit të koalicionit qeverisës serb lidhur me Kosovën është lideri i Lëvizjes së Përtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviç, i cili nga mediat beogradase konsiderohet si një prej mbështetësve më të fuqishëm të Planit të Ahtisarit.

Ditëve të fundit, Drashkoviqi ka theksuar se qeveria duhet t’ia thotë popullit serb të vërtetën se “Kosova është shtet i pavarur”./qik/
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

95433 Re: Shtohet numri i politikanëve serbë pro pavarësisë së Kosovës

Sun 30 Oct 2011 - 16:26
darshkovici e flet te vrteten sepse te gjith ne sebi jan t evedishum se kosoven e ka humb sebia per gjithmon
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi