Vrau të fejuarën e më pas veten, mbyllet dosja në Rrogozhinë
Sat 1 Oct 2011 - 14:56
Policia e Kavajës ka mbyllur hetimet për dosjen e Kreshnik Selmanit, i cili vrau veten pasi më parë qëlloi për vdekje të fejuarën e tij shtatzënë, Marsida Hoxha. Pas tri ditë hetimesh, ekspertët e hetimit konkluduan se vrasja e 22-vjeçares është kryer me paramendim nga 27-vjeçari Kreshnik Selmani. Ata ia kanë kaluar tashmë dosjen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë. Grupi hetimor ka arritur në këtë konkluzion pas dëshmive të marra nga të afërm të viktimave, duke nxjerrë më pas si motiv paraprak depresionin e të riut për shkak të konflikteve mes çiftit. Në dosjen dërguar Prokurorisë, citohet se 27-vjeçari Selmani ka udhëtuar nga qyteti i Durrësit për në Rrogozhinë me armë në bagazhin e automjetit të tij, një natë para krimit. Ai ka shkuar me paramendimin për ta vrarë, nëse situata nuk do të shkonte në favorin e tij. Ndërkaq, në dosjen dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, grupi hetimor, i cili ka ndjekur nga afër çështjen, ka konfirmuar se 22-vjeçarja Marsida Hoxha ka marrë dy plumba arme zjarri tip kallashnikov, një në afërsi të zemrës, e tjetri në kokë. Më pas citohet se viktima e dytë e masakrës Kreshnik Selmani, është vetëqëlluar me një plumb në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
- AlkimistiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 36
Postime : 3685
Hobi : tegjitha ngapak
Vendndodhja : nenqellin e hapur
Anetaresuar : 02/05/2011
Re: Vrau të fejuarën e më pas veten, mbyllet dosja në Rrogozhinë
Sat 1 Oct 2011 - 16:22
sa gjynah sa tebukur paskan qen
smundje psiqike
smundje psiqike
- Tragjedi në Rrogozhinë, vret të fejuarën e më pas qëllon veten
- Rrogozhine, babai i vajzës së vrarë nga i fejuari: Dhëndëri e keqtrajtonte
- Van Gogh nuk vrau veten por e vranë aksidentalisht?!
- Vrau veten kur pa të bijën të përdhunohej në grup (video)
- Tragjedi! 15-vjeçarja publikoi videon në You Tube dhe më pas vrau veten! (video)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi