Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Maqedoni, regjistrimi para dështimit Empty Maqedoni, regjistrimi para dështimit

Sat 1 Oct 2011 - 14:58
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni është para dështimit të plotë, dy ditë para fillimit të tij. Nënkryetari i Komisionit Shtetëror për realizimin e këtij procesi, Abdylmenaf Bexheti, dhe anëtarët e tjerë shqiptarë dhe turq kanë dhënë dorëheqje për shkak të, siç thuhet,“mospërmbushjes së standardeve minimale për realizimin e regjistrimit”.Përmes një njoftimi me shkrim, Bexheti thotë “se të gjitha përpjekjet për bashkërenditje dhe koordinim të këtij procesi me palët tjera të interesuara, nuk kanë dhënë rezultatet e duhura”.Ai thotë se nuk janë realizuar përgatitjet teknike, organizative dhe operative për realizimin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave.Pakënaqësitë e anëtarëve shqiptarë kanë të bëjnë me regjistrimin e diasporës dhe mundësinë e lënies së tyre jashtë regjistrimit për shkak të, siç thonë, interpretimit ndryshe të ligjit nga anëtarët maqedonas të komisionit.

Paraprakisht, anëtarët shqiptarë njoftuan edhe për mungesën e 1 mijë regjistruesve shqiptarë, që po ashtu lë hapësirë për manipulime, si dhe për fillimin e trajnimeve vetëm në gjuhën maqedonase.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi