Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare  Empty Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare

Tue 21 May 2013 - 11:10
Shkruan: Kujtim RAMADANI

Festimi si proces nënkupton shënimin në formë të organizuar ceremoniale a tjetër të një arritjeje të caktuar, qoftë ajo individuale apo kolektive. Në botën e përparuar teknologjikisht dhe industrialisht festohen arritjet e ndryshme epokale të cilat kanë lënë gjurmë në historinë njerëzore, shënohen ditëlindjet a ditëvdekjet e personave që në një mënyrë a tjetër kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për popullin a shtetin e tyre, shënohen sukseset e skuadrave sportive që arrijnë të fitojnë kupa e medalje të ndryshme në gara kombëtare e ndërkombëtare, etj.



Edhe te ne është bërë traditë, që moti bile, të festohen disa momente të caktuara brenda vitit por që për fat të keq nuk kanë të bëjnë me asnjë arritje nga ato që u përmendën më lart. Bile edhe më keq... Është bërë traditë, të nderuar, që në gjysmën e fundit të muajit maj, të çdo viti, të festohet mbarimi i vitit të fundit të nxënësve në shkollë fillore dhe të mesme. Por, çka në fakt festojnë ata? Në kushtet aktuale socio-politike dhe ekonomike në vendin tonë ata nuk festojnë gjë tjetër përpos injorancës së tyre, të ardhmes së paperspektivë të tyre, krizës ekonomike dhe asaj morale, nacionale dhe fetare të cilën ne bashkërisht po e jetojmë, ose më mirë të them e vuajmë. A nuk është kjo prapambeturi?

Mirëpo, nuk e pata këtu fjalën...

Kohëve të fundit, Tetova dhe tetovarët janë bërë sërish cak i sulmeve të pakompromis nga subjekte dhe individë të caktuar të cilët tentojnë me çdo kusht të njollosin edhe atë pak vlerë a krenari që ka mbetur në mes shqiptarësh në këto troje. Derisa gjithandej po flitet haptazi për legalizim të prostitucionit, homoseksualizmit, narkomanisë, alkoolizmit dhe shumë dukurive tjera devijuese në shoqëritë “moderne” e të “përparuara”, tetovarët po akuzohen se shkojnë në xhami dhe si të tillë qenkan “të vrazhdë dhe të izoluar”. Çfarë duheshka të bëjnë tetovarët që të jenë “të butë dhe të hapur?” – Të marrin pjesë në sfilata mode, të shthuren deri në maksimum duke festuar 8 marsin (KUJDES!!! +18: 8 Marsi i femrave në Tiranë, fotot lakuriq) a Shën Valentinin, Halloween-in apo Krishtlindjet, të promovojnë homoseksualizmin dhe prostitucionin, të legalizojnë drogën... Çka??!

Të nderuar lexues, në kohën kur në botën e civilizuar dhe të përparuar, me plotëkuptimin e fjalës, po dyfishohet a shumëfishohet numri i myslimanëve, siç ishte lajmi më i ri për Britaninë, kur njerëzit kanë filluar përfundimisht të kërkojnë e të kuptojnë të vërtetën e vetme absolute, Kuranin dhe Islamin, ne të njëjtat i konsiderojmë prapambeturi, fanatizëm, vrazhdësi dhe izolim, aq më tepër kur sipas të dhënave të fundit statistikore flitet për 70% popullatë myslimane në Shqipëri dhe 90% të tillë në Kosovë. Çfarë absurdi!!!

Veç kësaj, nuk e di në çfarë baze dhe me çfarë të drejte mund të ndahet ashtu prerazi popullata (jo vetëm në Tetovë) në dy kategori kaq antagoniste me njëra tjetrën: ata që shkojnë në xhami e që janë “të vrazhdë dhe të izoluar” dhe të tjerët që nuk shkojnë e që na qenkan “të përparuar dhe të qytetëruar”. Fundja, cila është masa sipas së cilës mateshka qytetërimi dhe përparimi? Me siguri nuk është të shkuarit në xhami, se përndryshe Kroacia (kjo më ra ndërmend e para) nuk do të lejonte ndërtimin e xhamisë më të bukur në Evropë duke e ditur se e njëjta do t’ia prishte përqindjen e të qytetëruarve dhe të përparuarve në atë shtet!

Si do që të jetë, pavarësisht të gjitha rrethanave, Tetova ka qenë dhe do të mbetet simboli i mikpritjes, tolerancës, bashkëjetesës, moralit, fesë, traditës, solidaritetit etj., derisa në të të thirret ezani dhe derisa të ketë njerëz që do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje për shpëtim. Atëherë kur këto të shuhen (mos dhashtë Zoti të ndodhë kjo ndonjëherë), ne do të bëhemi vërtet “të butë, të dëgjueshëm, të përparuar, të qytetëruar e të arsimuar”.



Autori është ligjërues i gjuhës angleze në UEJL.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi