Burra me botoks
Sat 1 Oct 2011 - 15:04
Burra me botoks
30/09/2011 19:00
Që gratë janë obsesionuar nga ndërhyrjet estetike kjo dihet, por që burrat kanë filluar të mbajnë rradhë tek kirurgu plastik apo tek estetistët është moda e fundit!
Dhe nga mund të nisë mania nëse nuk bëhet fjalë për vipat e rëndësishëm! I fundit që është përfolur është kryeministri i Rusisë Vladimir Putin!
Ish agjenti i KGB-së në daljet e tij të fundit publike ka ngjallur kureshtje të madhe me rinimin e tij!
Por ai nuk është i parë mes liderëve botërorë që përdorin botoksin për të shtuar freski në portrete të lodhura nga pushteti.
Silvio Berlusconi ka bërë më shumë ndërhyrje se të gjitha të dashurat e veta të marra bashkë! Edhe pas incidentit të fundit ku u godit në fytyrë, brenda dy javësh ai u shfaq më i ri se kurrë!
Mesa duket ka një përpjestim të drejtë mes atyre që duan të qendrojnë shumë në pushtet dhe atyre që duan të duken të bukur, ndërkohë që bashkëmoshatarët presin datën e pensionit!
Mubarak, dikatori i rrëzuar i Egjipitit së bashku me Muamar Gadafin e Libisë, gjithashtu ishin fansa të ndërhyrjeve përmirësuese.
Mbase nuk jemi ende në BE, por politikanë që ecin me hapin e kohës kemi që çke me të!
Fatos Nano ka pësuar me kalimin e kohës një ndryshim vështirësisht të dallueshëm tek sytë ama është e sigurt dora e estetikës.
Ish kryeministri me siguri ka menduar që pavarësisht se sa vend i varfër jemi, një liftin nuk ia heq askush!
Në Amerikë situata duket të jetë masive sa i takon burrave të pushtetit! Joe Biden zëvendëspresidenti Arnold Schwarznegger, ish guvernatori aktor dhe Al Gore një kandidat për president, kanë fituar pikë në imazh pas ndërhyrjeve të lehta!
Mbase ca gjëra duhet të jenë të destinuara të përdoren vetëm nga femrat, që të mos shohim ndonjë kryeministër me bikutina.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi