Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kush tha se gjilpëra nuk është për burra? Empty Kush tha se gjilpëra nuk është për burra?

Sun 2 Dec 2012 - 16:25
Kush tha se gjilpëra nuk është për burra? Pellumb%20meta
  • Modelet e Dropullit, Tropojës, malësive të Shkodrës me copa Dubai e Stambolli nga duart e 47-vjeçarit, instrumentist popullor


47-vjeçarin Pëllumb Meta e takojmë në panairin “Blej produkte shqiptare”.Këndi i tij mbledh shumë njerëz. Pëllumbi po këndon një këngë të Veriut. Vetë i bie çiftelisë. Një burrë që këndon në mes të veshjeve, i rrethuar nga kostume popullore, tërheq vëmendjen e kalimtarëve, të cilët ndalojnë dhe e dëgjojnë këngën e tij. Tani është në gjendje të plotësojë kërkesën e një “dëgjuesi” për një këngë të Shqipërisë së Mesme dhe Pëllumbi “përgjigjet”. Pastaj një qytetar ia lë vendin një tjetër qytetari që ka dalë të kërkojë “sende të bëra me dorë”, në këtë rrugë të Tiranës ku shiten e ekspozohen me rastin e Festave të Nëntorit, e të jubileut njëshekullor të pavarësisë. Pëllumbi ka lidhje të hershme me instrumentet popullorë, fyellin, lahutën, dajren, defin, sidomos me çiftelinë. Është, me pak fjalë, një njeri i traditës. Ai i njeh dhe di t’i luajë këto që përmendëm. Duke dëgjuar tingujt e veçantë që nxjerrin vegla të ndryshme, ka menduar se në vazhdimësi mund të gjejë tinguj të tjerë. Kështu ka marrë kallama dhe nëpërmjet tyre ka arritur “të zbulojë” një lloj tingulli. Ai është pjesë e Ansamblit “Tirana”, prej gati 30 vjetësh. Veç kësaj ai merr pjesë si artist i lirë kudo që e ftojnë. Kostumi është pjesë e spektaklit të tij popullor. Pëllumbi e quan kostumin popullor nga pjesët më të rëndësishme të repertorit vizual të folklorit. Si valltarët edhe instrumentistët si ai tregojnë atë që bartin veshur, e cila përfaqëson një trashëgimi nga kohët e vjetra, e mëpastaj aftësitë individuale të secilit, kush me zë, kush koreografi, e kush me frymë si Pëllumbi. Zbulimi i të bukurës në kostume nuk ndodhi menjëherë. U desh kohë që duke jetuar në mes tyre, e duke i kuptuar, t’i dojë e t’i çmojë, madje t’i korrigjojë. Syri i kapte gabime në qepje, gabime që vinin nga mosnjohja e traditës, e etnografisë lokale dhe elementeve të tjerë që jo domosdoshmërisht lidhen drejtpërdrejtë me kostumografinë. Atëherë Pëllumbi vendosi të presë e të qepë vetë kostume popullore. Mos u çudisni që një 47-vjeçar që këndon me çifteli, lahutë e sharki qep dhe kostume popullore. E irritonte qepja shkel e shko që bënin disa zanatçinj dhe që nuk arrinin, sipas tij, t’i bëni autentikë ashtu siç duhet të jenë në të vërtetë. Mori përsipër të bëjë disa kostume dhe kërkoi vetëm dy ditë kohë për porosinë. Njihte karakteret e kostumeve të trevave. Ia doli. “Është turp të gabosh”, thotë Pëllumbi tani që pretendimet e veta i ka shtrirë te zgjedhja e copave. Në Shqipëri është akoma më e vështirë të gjesh mall të mirë për petka. Problemin më të madh e ka hasur me gjetjen e copave. “Në Shqipëri është e pamundur të gjesh copa cilësore dhe t’i përshtatësh me veshjet popullore. I blej jashtë vendit kur jam në aktivitete, kryesisht i marr në Stamboll dhe në Dubai, sepse copat këtu nuk janë cilësore. Veshjet popullore origjinale duan punë dhe materiale, nuk është e thjeshtë.” Kostumi më i vështirë për t’u qepur është kostumi i Dropullit dhe kostumet e fshatrave të Shkodrës. “Kam bërë dhe kostumet e Tropojës, por ato kërkojnë shumë kohë, së paku 2 muaj kohë, sepse kërkon punë në tezgjah dhe qëndisje. Dhe shpërblimi shpesh nuk e justifikon hakun e punës.” Koha për punën e Pëllumbit punon në drejtimin e kundërt. Nëse Valentino e Armani janë arkitektë në avangardë për stilin e të veshurit si për burra dhe për gra, Pëllumb Meta është një zanatçi i retrogradës, që ka për qëllim t’i sjellë kostumet të pandryshuar në vite.

Familja

E gjithë familja Meta, bashkë me dy vajzat, është e angazhuar në qepjen e kostumeve popullore. E zonja e shtëpisë është rrobaqepëse e zakonshme dhe herë pas herë i jep një dorë të shoqit në prerjen dhe qepjen e kostumeve. Ndodh që miqtë i gjejnë të gjithë me gjilpërë në dorë. “Shtëpia jonë është e mbushur me gjilpëra, temina, copa, gërshërë... madje miqtë kur vijnë duan të provojnë të qepin. Ndërsa në një dhomë më vete kemi “fondin e instrumenteve”, plot 20. Nuk na bezdis aspak kjo “rrëmujë” përkundrazi. Punojmë të gjithë bashkë dhe kjo është ajo që duam të bëjmë. Shqiptarët i duan këngët dhe veshjet popullore, është shumë bukur që tashmë tradita është ringjallur. Ka aktivitete që i nxisin drejt traditës brezat e rinj, por dhe të vjetrit, siç është Festivali i Gjirokastrës.”

Bio

Emri: Pëllumb Meta

Mosha: 47 vjeç

Vendbanimi: Tiranë

Arsimi: I mesëm

Profesioni: Instrumentist i

veglave popullore

Statusi: I martuar, babai i dy

vajzave

Albina Hoxha
olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

Kush tha se gjilpëra nuk është për burra? Empty Re: Kush tha se gjilpëra nuk është për burra?

Sun 2 Dec 2012 - 17:34
Nuk duam vete ne se po te duam ja kalojm edhe femrave Kush tha se gjilpëra nuk është për burra? 3886741359
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kush tha se gjilpëra nuk është për burra? Empty Re: Kush tha se gjilpëra nuk është për burra?

Sun 2 Dec 2012 - 21:26
Koha e ban te veten hehehehe
Sponsored content

Kush tha se gjilpëra nuk është për burra? Empty Re: Kush tha se gjilpëra nuk është për burra?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi