Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si të blesh një mansion për 16 dollarë Empty Si të blesh një mansion për 16 dollarë

Sat 1 Oct 2011 - 15:33
Kenneth Robinson është një nga personat më të lakmuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi ka blerë një mansion me vlerë prej 330 000 dollarësh për vetëm 16 dollarë.Si ia arriti kësaj? Përgjigja është e thjeshtë: ky burrë përfitoi nga një ligj i vjetër që të lejon të kërkosh pronësinë e një banese të braktisur nëse pronarët nuk kundërshtojnë.Sipas mediave lokale, pronarët u larguan nga shtëpia pasi banka e konfiskoi atë. Më pas, vetë banka falimentoi.Pas disa vëzhgimesh disamujore, Robinson zbuloi se
banesa kishte më shumë se një vit e braktisur dhe vendosi që të përdorte ligjin në fjalë duke paguar vetëm 16 dollarë në një gjykatë lokale të Teksasit për të jetuar në shtëpinë me oborr dhe pishinë.Fqinjët lajmëruan policinë kur panë burrin që hyri në shtëpi, por agjentët nuk kishin çfarë të bënin pasi Keneth hyri me çelësa dhe një dokument juridik.Gjithsesi, Robinson nuk do të quhet pronar i mansionit deri sa të jetojë në të për tre vjet.
TOP CHANEL
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi