Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të blesh një shtëpi në Shqipëri? Sa 35 vjet qera Empty Të blesh një shtëpi në Shqipëri? Sa 35 vjet qera

Mon 27 Aug 2012 - 1:55
NOA – Të blesh një shtëpi, apo edhe të jetosh me qera në Shqipëri, tashmë po kthehet në një luks. Duke iu përafruar në këtë mënyrë standardeve të vendeve të tjera evropiane, tek të cilat prej kohësh, blerja e një shtëpie ka qenë investim i viteve të tëra pune.Një fakt i tillë rezulton nga të dhënat më të fundit që ka publikuar Banka e Shqipërisë, në një studim të posaçëm, referuar edhe të dhënave të “Global Property Guide”.

Sipas tyre, një shqiptari i kushton blerja e një shtëpie gati sa 35 vjet pagesë qeraje.

Ndërsa çmimi i një shtëpie, në krahasim me të ardhurat që ai siguron, është gati sa gjysma e tyre, përkatësisht 54.4%.

Më tej, studimi në fjalë tregon se indeksi i çmimeve të banesave është rritur me një mesatare vjetore +9% vitet e fundit. Ku vetëm në kryeqytet, ky tregues është rritur me rreth 169% për periudhën 13-vjeçare. Dhe përtej faktorëve makroekonomikë, ekspertët e BSH-së vlerësojnë se luhatja e çmimeve të banesave në Shqipëri është ndikuar më së shumti nga faktorët të brendshëm, karakteristike të vendit tonë. “Rritja e popullsisë, lëvizjet demografike brenda vendit, por edhe dëshira më e theksuar për ta pasur në pronësi banesën ku jeton ndaj alternativës së qeramarrjes së saj, ka krijuar në vite një kërkesë të qëndrueshme dhe në rritje për banesa”, pohojnë ata në këtë studim.

Më tej, BSH sqaron se nëse krahasojmë qeranë që një shqiptar paguan për banesën, me çmimin që do t’i duhej ta blinte atë, rezulton se ai është i lartë në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

“Raporti i indeksit të çmimit të banesave ndaj indeksit të qerasë është rritur 4.5 herë për periudhën 1998-2010. Megjithëse gjatë vitit 2008 ky tregues ka shfaqur prirje rënëse, në tremujorin e fundit vlera e tij është 1.9 herë më e madhe se mesatarja për periudhën 1998-2008. Megjithëse ky tregues sugjeron se çmimet e banesave janë të mbiçmuara, ecuria e tij në kohë është ndikuar si nga rritja e çmimeve ashtu edhe nga rënia e qerasë së banesave”, thuhet në raportin e BSH-së.

Duke shtuar se bazuar në të dhënat më të fundit, raporti i çmimit të një banese mesatare, me koston vjetore të qerasë për të njëjtën banesë shënon një nga vlerat më të larta ndër vendet e marra në shqyrtim.

Më poshtë, të dhënat konkrete mbi çmimet aktuale të banesave në vendet e rajonit, ato të qerasë si edhe të të ardhurave të siguruara prej tyre ...





Raporti i çmimit të banesave me të ardhurat



Shqipëri, Tiranë 54.4%

Serbi, Beograd 46.73%

Maqedoni, Shkup 30.9%

Turqi, Stamboll 30.45%

Hungari, Budapest 12.3%

Bullgari, Sofje 37.51%

Kroaci, Zagreb 18.51%

Poloni, Varshavë 34.83%

Republika Çeke, Pragë 21.88%

Rumani, Bukuresht 33.68%

Greqi, Kretë 25.19%

Itali, Romë 16.82%

Të ardhurat nga qeraja, krahasuar me vendet e tjera



(Sa fiton në vit pronari nga qeraja, në përqindje të çmimit të blerjes së banesës)



Shqipëri, Tiranë 2.7 %

Serbi, Beograd 5.98%

Maqedoni, Shkup 7.38%

Turqi, Stamboll 6.1%

Hungari, Budapest 8.29%

Bullgari, Sofje 4.16%

Kroaci, Zagreb 5.61%

Poloni, Varshavë 4.88%

Republika Çeke, Pragë 3.8%

Rumani, Bukuresht 5.54%

Greqi, Kretë 2.36%

Itali, Romë 4.4%



Çmimi për një banesë mesatare (120 m2)



Shqipëri, Tiranë 1474 euro/m2

Serbi, Beograd 2354

Maqedoni, Shkup 1058

Turqi, Stamboll 2386

Hungari, Budapest 1506

Bullgari, Sofje 1759

Kroaci, Zagreb 2217

Poloni, Varshavë 3546

Republika Çeke, Pragë 3763

Rumani, Bukuresht 2526

Greqi, Kretë 2527

Itali, Romë 5305



Qeraja për një banesë mesatare (120 m2)



Shqipëri, Tiranë 411 euro/muaj

Serbi, Beograd 1048

Maqedoni, Shkup 781

Turqi, Stamboll 1457

Hungari, Budapest 1248

Bullgari, Sofje 732

Kroaci, Zagreb 1244

Poloni, Varshavë 1279

Republika Çeke, Pragë 1430

Rumani, Bukuresht 1400

Greqi, Kretë 1472

Itali, Romë 2334





Vite qera për të blerë banesën



Shqipëri, Tiranë 35.8

Serbi, Beograd 17

Maqedoni, Shkup 13.55

Turqi, Stamboll 16.39

Hungari, Budapest 12.06

Bullgari, Sofje 24.04

Kroaci, Zagreb 17.83

Poloni, Varshavë 20.49

Republika Çeke, Pragë 26.32

Rumani, Bukuresht 18.05

Greqi, Kretë 42.72

Itali, Romë 22.73

e.t/noa
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi