Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Videoja tronditëse: Në Shqipëri mund të blesh armë dhe në ushqimore Empty Videoja tronditëse: Në Shqipëri mund të blesh armë dhe në ushqimore

Fri 1 Feb 2013 - 15:01
Message reputation : 100% (1 vote)
Emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel ka arritur nëpërmjet kamerave të fsheta të zbuloi se në Shqipëri mund të blesh armatim edhe në ushqimore të thjeshtë. Fillimisht investigimet kanë nisur në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër, ku lehtësisht mund të gjeje fishekë për armë gjahu të përmasave të ndryshme në çdo dyqan.

Fishekë që shiteshin duken nga imazhet se ishin ngjitur me makaronat, orizin, bukën apo produkte të tjera ushqimore. Por fishekë mund të gjeje farë lehtë dhe në dyqanet e Velipojës në tregun e Milotit dhe atë të Fushë-Krujës. Këto pamje tronditëse tregojnë hapatazi se askush nuk kontrollon dhe ndalon shitjen e municioneve të armëve të zjarrit të gjuetisë.

Madje shumë tregtarët nuk kanë informacion mbi përdorimin e fishekëve apo edhe rrezikun e tyre, po të gjithë pranojnë se fishekët që ata shesin nuk janë artizanalë dhe janë të fuqishëm sa mund të vrasin edhe njerëz./alb-observer.com/
Për më tepër shikoni videon…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi