Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Alban Male, në altar me Odetën Empty Alban Male, në altar me Odetën

Sun 2 Oct 2011 - 22:36
Alban Male, në altar me Odetën Alban-odeta-300x180Ishte ceremonia e parë e martesës që organizon një artist nga stafi i televizionit “Top Channel” për këtë vit, dhe ku shumë prej miqve të çiftit ishin të ftuar.

Kompozitori i njohur Alban Male, që njihet si Xërxi, dhe një nga anëtarët e bandës së programit “E diell”, i ka dhënë fund beqarisë më 5 shtator, me një darkë madhështore ku kishte të ftuar edhe kolegët e tij më të ngushtë të “Top Channel”.

Albani kurorëzoi me martesë lidhjen disavjeçare të dashurisë me vajzën nga Durrësi, Odeta Haxhiu, me të cilën kohët e fundit bashkëjetonte në një apartament në Tiranë.

Albani dhe Odeta kanë kohë që janë bashkë, ndaj i kanë rezervuar njëri-tjetrit këtë kurorëzim me martesë, duke bërë edhe betimin në altar. Ata kanë shkëmbyer unazat, në prani të familjarëve dhe miqve të tyre të afërt.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi