Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Serbia arreston grupin e anti-homoseksualëve Empty Serbia arreston grupin e anti-homoseksualëve

Mon 3 Oct 2011 - 14:46
Serbia arreston grupin e anti-homoseksualëve Policia_britani-300x237
Policia e Serbisë njoftoi se ka burgosur disa njerëz që dyshohet se i takojnë një grupi ekstremist që proteston kundër homoseksualëve.

Policia speciale kundër trazirave u angazhua në Beograd të dielën me qëllim të parandalimit të çfarëdo mbledhjeje që pason ndalimin e paradës së homoseksualëve dhe protestat kundër tyre.

Zyrtari në ministrinë e brendshme, Srxhan Grekuloviq, tha se gjashtë ekstremistët e dyshuar të cilët janë burgosur ishin pajisur me maska të zeza dhe shkopinjë të bejsbollit.

Aktivistët për të drejtat e homoseksualëve në Serbi tërhoqën vërejtjen se ndalimi i mbajtjes së paradës ishte një cenim i rëndë i të drejtave të njeriut.

Në vend se të marshonin në qendër të Beogradit, ata organizuan një debat për të diskutuar gjendjen e të drejtave të njeriut në shtetin serb-përfshirë diskriminimin e qytetarëve homoseksualë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi