Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Serbia arreston sindikalistin Abazi Empty Serbia arreston sindikalistin Abazi

Wed 28 Mar 2012 - 19:13
Pak orë pas arrestimit të katër serbëve në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, të cilët po bartnin për në Kosovë materiale zgjedhore, policia serbe ka arrestuar Hasan Abazin, kryetarin e Sindikatës së Metaleve të Kosovës.

Ai u prangos në bazë të një fletë-arresti të vitit 2005, ndërkohë që lidhur me këtë cështje nuk është njoftuar as Eulex dhe as Policia e Kosovës. Nuk dihet se cilat janë shkeljet për të cilën shtetasi kosovar është arrestuar.

Abazi ishte aktivist politik në vitet e ‘90 në Kosovë dhe ka shërbyer dy herë në parlamentin paralel të Ibrahim Rugovës. Abazi tashmë është dërguar në paraburgim në Vranje. Ai ishte duke udhëtuar për në Kroaci me udhëheqësin e sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, KEK, Izet Mustafa, në një konferencë të Sindikatës Europiane.

Haki Abazi, i biri i Hasanit, i cili është drejtor i programit të Rockefeller Brothers për Ballkanin Perëndimor tha se familja është e shqetësuar për sigurinë e Hasanit.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kërkon lirimin e sindikalistit Hasan Abazi, i arrestuar nga policia serbe.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi