Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vlorë, kapet 1.5 kilogramë drogë në port, arrestohet 23-vjeçari Empty Vlorë, kapet 1.5 kilogramë drogë në port, arrestohet 23-vjeçari

Tue 4 Oct 2011 - 15:22
Vlorë, kapet 1.5 kilogramë drogë në port, arrestohet 23-vjeçari Hashash1
Nje i ri u arrestua sot nga policia e Vlores ne portin e ketij qyteti ku tentoi te kaloje me 1.5 kilograme lende narkotike marihuane e cila do te trafikohej per ne Itali. lajmi u be i ditur nga policia e cila tha se rreth orës 19:00 nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Vlorë si dhe Seksionin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier u finalizua operacioni i koduar TREKENDESHI ku si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Ledjo Llazar Ndoni, vjec 23, lindur dhe banues në fshatin Libofsh të rrethit Fier;
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më datë 03.10.2011 rreth orës 14:30 në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në cantën e tij të dorës mbi sediljen e autobusit të linjës Vlorë-Firenze, brenda një kutie kartoni është gjetur një pako e mbështjellë me natriban të tejdukshëm e cila kishte brenda një sasi pluhuri si ajo e kafesë dhe poshtë saj kishte një sasi prej 1.5 kg lëndë e ngjashme me “Cannabis Sattiva” e cila do të trafikohej drejt Italisë. Sasia e lëndës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Fillimisht shtetasi i mësipërm ka mundur të largohet nga Porti i Vlorës në momentin e kontrollit dhe në sajë të masave të marra në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier rreth orës 19:00 është bere i mundur arrestimi e tij në fshatin Libofsh të rrethit Fier.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi