Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

1 në 8 persona i kushton më shumë kohë telefonit se partnerit Empty 1 në 8 persona i kushton më shumë kohë telefonit se partnerit

Wed 5 Oct 2011 - 13:46
Britanikët shpenzojnë 48 minuta në telefon gjatë një nate ndërsa rrezikojnë të dëmtojnë marrëdhënien e tyre me partnerin për këtë shkak. Ky është një ndër konstatohet e studimeve të publikuara sëfundi e që kanë të bëjnë me rolin e telefonit në jetën tonë. Koha e shpenzuar për telefonat përfshin dërgimin e mesatarisht tre e-maileve, 12 mesazheve tekst, dy fotove ashtu sikurse postimin e mesatarisht tre mesazheve dhe përditësimin e statusit dy herë në Tëitter. Çdo një në pesë meshkuj e merr telefonin me vete në krevat sipas studimit të kryer nga Sheilas Ëheels. Studimi u krye me afro 1000 të rritur ndërsa ishte e lehtë të kuptojë varësinë e telefonit. Ata që ishin nën 25 vjeç ishin më keq ndërsa kalonin deri në 94 minuta duke u marrë me telefonin gjatë një nate jashtë. Meshkujt rezulton se e mbanin telefonin thuajse 17 orë në ditë në dorë duke u informuar për gjithçka që nga lajmet, sporti apo rrjetet sociale. Sakaq, femrat harxhonin 15 orë në ditë me telefonin ndërsa 16% e mbanin telefonin afër edhe kur flinin. Sipas studimit çdo një në 11 persona krijon mundësinë e rrjedhjes së të dhënave që kompromentojnë sigurinë e banesës në bisedat që kryejnë ndërsa 8% ofrojnë në telefon edhe të dhëna dhe detaje mbi llogarinë bankare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi