- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Femrat kalojnë shumë kohë në punë të papaguar
Wed 14 Mar 2012 - 19:38
TIRANË- Femrat kalojnë shumë kohë në punë, për të cilat paguhen më pak se meshkujt. Sipas një studimi për kohën të realizuar nga INSTAT, rezulton se meshkujt janë më të favorizuar se femrat pasi kalojnë kohën në punë për të cilën paguhen mirë, ndërkohë që për seksin e kundërt është krejt ndryshe. Nga totali i punës së papaguar të kryer nga popullsia 10 vjeç e lart, meshkujt kryejnë 14%, kurse femrat 86%, që shënon një shpërndarje shumë të pabarabartë, krahasuar me vende të tjera evropiane. Nga studimi rezulton se kontributet e grave në kohë tejkalojnë burrat me afërsisht 2 orë/ditë, që nga këndvështrimi evropian, është një diferencë e madhe.
Ndryshimi mes dy gjinive tregon se meshkujt kanë mesatarisht 1,5 orë më shumë të lirë se femrat. Ndryshe nga zonat urbane, si femrat dhe meshkujt në zonat rurale shpenzojnë më shumë kohë duke punuar, por megjithatë, femrat janë grupi që shpenzon më shumë orë në punë totale, përfshirë dhe fundjavat.
Lloji i punës që bëjnë femrat dhe meshkujt lidhet shumë me gjininë në Shqipëri. Studimi i INSTAT-it evidenton faktin që nga numri total i orëve të punës së paguar të popullsisë të moshës 10 vjeç e lart, meshkujt zënë 70%, kurse femrat 30%.
(el.me/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi