Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Korça, më shumë se 800 persona të sëmurë mendorë Empty Korça, më shumë se 800 persona të sëmurë mendorë

Thu 11 Oct 2012 - 0:25
Korça, më shumë se 800 persona të sëmurë mendorë Depressione1KORÇË - Tashmë numri i personave me sëmundje mendore në qarkun e Korçës ka shkuar në më shumë se 800 vetë. Nga drejtuesit e qendrës komunitare të shëndetit mendor po shihet mundësia e ngritjes së një qendre të re.

Një qendër e vetme nuk mund të përballojë dot numrin e madh të të sëmurëve. Në qendrën aktuale të shëndetit mendor ka pacientë te të cilët sëmundja e tyre ka zënë fill që nga mosha e adoleshencës, por tashmë është vënë re se, gjatë viteve të fundit sëmundjet mendore po prekin mosha të ndryshme, sigurisht edhe të rinjtë.

Situata dhe përpjekjet që bëhen në këtë qendër u bënë të ditura nga burime pranë qendrës komunitare të shëndetit mendor në Korçë.

Shkaqet në çuarjen drejt kësaj sëmundjeje janë të shumta. Gjithsesi, stresi, problemet social-ekonomike, pamundësia për t’u përballur me jetën, frika për të nesërmen mbeten arsyet më të mundshme të kalimit të njerëzve në këtë gjendje, pa përjashtuar këtu mjedisin e vështirë familjar të shumë familjeve, ngjarjet stresuese apo strukturën biokimike të vetë personit. Përdorimi i lëndëve narkotike mbetet një shkak tjetër, që çon drejt sëmundjeve të tilla. Numri i të sëmurëve mes meshkujve dhe femrave pothuajse është i barabartë, por vetëm rrethi i Korçës ka në këtë qendër 75% të të sëmurëve mendorë.

Vëmendja në qendrën komunitare të shëndetit mendor është e drejtuar veçanërisht ndaj personave me çrregullime të tilla si; skizofrenia, depresioni madhor, çrregullimet psikotike, të cilat shkaktohen nga përdorimi i substancave etj, duke ofruar të gjitha përpjekjet e tyre për rehabilitimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Gjithsesi, tashmë kur numri i të sëmurëve mendorë ka shkuar në më shumë se 800 veta, mund të thuhet se shifra realisht është lartë, gjë që tregon se në çfarë mjedisesh dhe kushtesh familjare janë rritur këta persona. Madje jo vetëm kaq. Po të merret parsysh fakti se, çrregullimet mendore vijnë edhe si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike, duhet marrë parasysh edhe mjedisi social ku ata janë rritur. Duket se rreziqet ndaj kësaj sëmundjeje janë rritur.

/Shekulli Online/V. Hasani/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi