Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Femrat që mund t’ua shkatërrojnë lidhjen Empty Femrat që mund t’ua shkatërrojnë lidhjen

Wed 5 Oct 2011 - 14:26
E dimë se për një lidhje kualitative duhet shumë mund. Madje edhe kur gjithçka shkon për mrekulli, gjithmonë ekziston dikush që mund t’ua prishë planet. Ky ‘dikush’ shumë lehtë mund të jetë një femër tjetër.

Derisa ju po shijoni frutat e mundit tuaj, të sigurta në dashuri dhe të dhëna pas partnerit, mund të përjetoni një dush të ftohtë. Mashkullin e mirë duhet ruajtur, sidomos nëse është ai ‘i duhuri’ dhe lidhja juaj është e fortë, në mënyrë që askush nga jashtë të mos ju rrezikojë. Prandaj, duhet të keni kujdes nga tipat e caktuar të femrave.

Uzurpatore e meshkujve
Ky tip i femrave mund të jetë dikush që e njihni ose krejt e huaj, ndërsa i pëlqejnë pikërisht meshkujt e zënë. Uzurpatoret e meshkujve zakonisht e bindin veten se lidhja juaj nuk po shkon si duhet ose në rastet më të rënda as që shqetësohen për martesën tuaj. Burri ka vullnetin e tij dhe do të veprojë sipas tij, mirëpo ju duhet ta bindni që vendimi të jetë në dobinë tuaj. Mundin që e shpenzoni në lidhje do të rezultojë me vendimin e tij se në shtëpi ka gjithçka që i nevojitet.

Grua përparimtare
Ajo ka gjithçka perfekt të rregulluar dhe jeta e saj është pa mangësi. Ajo është grua përplot mbështetje, e përkushtuar ndaj fëmijëve, duket bukur dhe gatuan për mrekulli- ajo është krejt çfarë mund të dëshirojë një mashkull.
Duhet ta dini se ajo nuk dëshiron t’jua vjedhë burrin, mirëpo nëse vazhdimisht krahasoheni me të dhe ndjeni se ajo mundet gjithçka, dhe ju jo, lidhja juaj do të vuajë për shkak të pasigurisë, e cila do të ndjehet. Duhet të kuptoni se ju nuk jeni dhe nuk mund të bëheni si ajo, ndërsa tentimi për t’u bërë e tillë, do t’ju marrë aq shumë energji aq sa të gjitha gjërat tjera do të mbesin prapa.

Nëna e fëmijëve të tij
Nuk tingëllon inkurajuese, mirëpo ajo është më e rrezikshme se çfarëdo ‘ish-i’ i mëparshëm, sepse lidhja e saj me fëmijët nuk mund të ndërpritet asnjëherë. Duhet ta dini se ajo do të jetë gjithmonë e pranishme nëse ai dëshiron të kujdeset për fëmijët e tij. Kurthi qëndron në atë nëse ai është akoma i interesuar për të ose shqetësohet për atë që po ua bën fëmijëve.

Shoqet
Nëse jeni në lidhje me një mashkull, i cili ka shumë shoqe, ky mund të jetë problem nëse ato ‘hidhen’ me këshilla të zgjuara dhe organizojnë kohën tuaj. Nuk keni aspak fat nëse njëra nga ato është ish-e dashura e tij, sepse në sinjalin e tyre më të vogël se ju nuk u pëlqeni, ai nuk do ta mbajë anën tuaj. Për një moment vetëm ndërroni rolet dhe shikoni se sa ndikim kanë shoqet tuaja dhe sa efekt kanë komentet e tyre negative.

Nënat
Edhe pse që nga lindja na mbrojnë nga telashet dhe nuk ka asgjë më të keqe kur fëmijët u vuajnë, në këtë rast ato mund të bëjnë një dramë të madhe. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për nënën tuaj ose të atij, duhet të keni kujdes, sepse nënat për një moment i komplikojnë gjërat. Mos harroni se ato kanë thuajse të drejtë legjitime për të luajtur me letrën e brejtjes së ndërgjegjes dhe vlerësimit të ulët.

/Telegrafi/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi