Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pushimi nga puna, pesë arsyet më të çuditshme  Empty Pushimi nga puna, pesë arsyet më të çuditshme

Wed 5 Oct 2011 - 22:54
Një ngjarje gjithmonë e pakëndshme në jetë, pushimi nga puna, mund të ndodhë edhe për arsye që askujt deri më sot nuk i kanë shkuar ndër mend. Këto janë pesë ndër rastet më të çuditshme që kanë sjellë fundin e një marrëdhënie profesionale.1. Pushohet sepse u qeth tullëNjë kamariere në SHBA vendosi të qethej tullë për t'u solidarizuar me një fushatë që kërkonte mbledhjen e fondeve shtesë për t'u përdorur me qëllim gjendjen e kurave më të efektshme se kimioterapia për të luftuar kancerin. Sipas saj, kjo ishte një mënyrë për të treguar vuajtjet që duhet të heqë nga sëmundja dhe trajtimi një i prekur nga tumori, por nuk e mendonte kështu pronari i restorantit ku ajo punonte. Pasi i kërkoi të vendoste kapelen dhe refuzoi, punonjëses i erdhi fleta e pushimit.
2. Statusi në “FB” i kushton punën
Gjatë një pune të mërzitshme, është e zakonshme për të gjithë që të futen në rrejtin social “FB” dhe të ndyrshojnë statusin e tyre. Megjithatë, në SHBA, një drejtor u indinjua kur lexoi se punonjësja e tij ishte e “mërzitur në punë”. Duke e thirrur në zyrë, ai i tha punonjëses se kompania nuk e kishte si pjesë të politikës së saj të mbante njerëz të pakënaqur në zyra.

3. Shkruante me germa kapitale
Një punonjëse e një banke në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sapo fitoi një dëmshpërblim prej 17 mijë dollarësh për shkarkimin e saj të padrejtë nga vendi i punës. Arsyeja? Emailet që ajo i niste stafit dhe klientëve shkruheshin të gjithëve me gërma kapitale dhe për një arsye të çuditshme, diçka e tillë nuk i pëlqente shefave të saj.

4. Largohet nga McDonalds për një copë djathë
Një punonjëse u shkarkua nga rrjeti i ushqimeve të shpejta McDonalds pasi i shtoi një hamburgeri djathë. Këtë ajo e bëri pasi kështu ia kërkoi kolegu i saj, i cili bëri porosinë. Në motivimin e shkarkimit, McDonalds argumentonte se duke e bërë këtë veprim, ajo kishte shndërruar një hamburger në një çisburger dhe se nëse të gjithë do të vepronin në këtë mënyrë, atëherë askush nuk do të merrte porosinë që dëshironte.

5. Fliste nga T-Mobile, shkarkohet prej Vodafone
Kompania e telefonisë pa kabëll, “Vodafone”, është pa dyshim autore e një prej shkarkimeve më të çuditshme ndonjëherë, Pas një problemi të kompanisë “T-Mobile” në afishimin e statusve të “Twitter”, punonjësi shkroi në rrjetin social se “T-Mobile” ishte duke e zgjidhur shumë shpejt problemin. Po aq shpejt u zgjidh edhe çështja e punësimit të tij në “Vodafone”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi