Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Tollumbace
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1707
<b>Hobi</b> Hobi : Lufto per Veten,,ec perpara kurr mos u ndal ,forcen e shpirtit askujt mos ja fal ..Ec vazhdo drejtimin tend ,nese pengohesh diku cohu perseri ne kembe ,askujt meshire mos i kerko nese dikush te lendon per te mos u mundo ,lufto per jeten eshte shume e bukur kurr mos e vrit mendjen se do ngelesh e humbur ..
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ku te dua un
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 07/10/2011
http://www.klealove.com

Masat e njeriut, iluzioni për të shmangur infinitin Empty Masat e njeriut, iluzioni për të shmangur infinitin

Mon 10 Oct 2011 - 13:54
Është si të thuash, që të kuptosh dhe të qënurit i vetëdijshëm janë e njëjta gjë, si të njohësh masën e gjërave dhe dimensionin e tyre. Folja të matësh ka të njëjtat rrënjë me "mensis", që ka kuptimin muaj, dhe në veçanti muaji hënor. Si të thuash se masa primare, ajo fillestare është ajo e kohës që kalon. Ne jemi larg nga ajo që shkruante Xhorxho de Santilana, studiues i mitologjisë dhe në të njëjtën kohë shkencëtar, i cili punoi për vite me radhë në Mit të Bostonit. De Santilana, në librin e tij, "Mulliri i Hamletit" fliste për një "Karroca e Enmesarës", e identifikuar nga specialistët e astronomisë babilonase me yjësinë Emnake. Enmesara është një emër elokuent: En. Me. Sara që ka kuptimin "Zoti i të gjithë unëve", e thënë ndryshe Zoti i "normave dhe masave", "Zoti i Universit dhe Ai që ka peshë në botën e egër", ose "Sovrani i botës së egër". E njëjta gjë ndodh edhe në Greqi, në versionin orfik, atë të Plutarkut: Kronos, perëndi përfaqësuese e kohës, i dhuron Zeusit "të gjitha masat e gjithësisë". Ndërsa në botën semite është kështu: në arabisht fjala masë thuhet "qadr" dhe të matësh "qaddara", por do të thotë edhe të përcaktosh e dekretosh, dhe vetëm me anë të foljeve që shprehin aftësitë hyjnore që ne mund t‘i japim cilitdo atë që i takon sipas njehsimit ekzakt, si në kohën tonë ashtu dhe në atë të përtejme. Kjo gjuhë ka afri të ngushtë ndërmjet masës, përcaktimit dhe fatit, ndërmjet "miqadar", pra shtrirja në kohë dhe hapësirë, "qadar" fati dhe "al-Qadir" i plotfuqishmi.
Por masa thuhet ndryshe edhe "qiyas", që shpreh pikërisht raportin ndërmjet një madhësie dhe një madhësie të së njëjtës specie, dhe i pari që mati raportin ndërmjet gjërave dhe madhësive të tyre ishte Satanai. Koha, ndoshta është ajo më e perceptueshmja nga të gjitha gjërat e tjera të matshme, ajo për të cilën jemi më së shumti të vetëdijshëm në jetën e përditshme. Përherë, që nga principi, masa është perceptuar si matësi i kohës; dhe për t‘i kushtuar të gjithë vlerësimin tonë e kemi cilësuar si hyjnore por edhe si djallëzore. Platoni e kishte ndarë me kohë artin e matjes në dy pjesë, duke vendosur në të parën artet "që matin numrin, gjatësinë, lartësinë, gjerësinë dhe shpejtësinë, në raport me të kundërtën e tyre", ndërsa në pjesën e dytë artet "që matin raportin me mjetin e duhur, të leverdisshmen, të përshtatshmin, të detyrueshmin, pra ato përcaktime që qëndrojnë në mes të dy ekstremeve". Pra kishte bërë një ndarje ndërmjet numrave dhe sjelljeve, dhe në fund të fundit është e njëjta gjë që bëjmë edhe ne pa e kuptuar fare, nga një anë themi masë si sasi, rilevim, vlerësim dhe eventualisht gjykim, por ndërkohë nga ana tjetër e nënkuptojmë si një rregull, disiplinë, një urdhër, si një sjellje pa e kaluar "masën". Të njëjtën gjë mendoi dhe Aristoteli, masa është nga njëra anë raporti ndërmjet madhësisë dhe objektit dhe nga ana tjetër është kriteri ose norma e së vërtetës. Më shumë se mbi termin masë, që tingëllon si një rezultat i fituar, na leverdis që të ndalojmë te "matja" dhe realisht të matësh është një folje gjithmonë në vazhdim. Sa masa kemi imagjinuar, përcaktuar dhe mbi të gjitha i kemi braktisur si këpucë të konsumuara ose në të kundërtën që i kemi mbajtur si të çmuara. Shkencëtarët e masave, meteorologët e sotëm preferojnë të përdorin fjalën "kujdes" pranë fjalës "përpikëri". Të ndjekësh hap pas hapi kujdesin më të madh dhe përpikërinë më të saktë është fati i të gjitha epokave. Në kujdeset dhe përpikëritë më të mëdha, sigurisht që matja do të përballet me gabime dhe mëdyshje.
Karlo Rubia, i cili ka marrë çmimin "Nobel" për fizikën në vitin 1984, e përkufizon një person kompetent si "Ai që i ka bërë të gjitha gabimet e mundshme në fushën e vet". Në kohën e sotme, hapësirën e matim me GPS (Sistemi i Pozicionimit Global) dhe fizikën e grimcave, e cila që nga fundi i shekullit të kaluar e mat kohën me të miliardin e sekondës dhe madje me njësi më të vogla si e mijta e të miliardit të sekondës. Matja vërtet që duket si një rrugë e pafundme dhe me kalimin e kohës bëhen hapa akoma më të shpejtë. Në vitet 1980, në fund të fundit nuk kanë kaluar shumë vite që atëherë, për të kryer udhëtimet detare dhe ato aeronautike përdorej akoma "Loran", akronimi i "Long Range Navigation" i cili shërbente që në Luftën e Dytë Botërore dhe madje në atë të Vietnamit dhe përpikëria e saj në matje ishte vetëm në të qindtën e sekondës. Lorani, i përgatitur nga SHBA gjatë Luftës se Dytë Botërore si një sistem navigimi për forcat ajrore të ushtrisë amerikane, i bazuar në transmetime me frekuencë të mesme, e cila transmetohet lehtë në det të hapur por që më vonë, atëherë nga vitet 1950 u përgatit dhe u përshtat me frekuenca të ulëta që të mund të përdorej edhe në tokë. Sistemi bazohej në transmetimin e impulsive me anë të së cilave navigatori mund të dërgonte informacione relative me pozicionimin dhe shpejtësinë. Elementi më i vogël i zinxhirit "Loran" përbëhej nga tre stacione të pozicionuara disa qindra kilometra larg njëra-tjetrës dhe duke ditur pozicionin e stacioneve transmetuese dhe hapësirën ndërmjet impulsive ishte e mundur të konvertohej diferenca e kohës në gjerësi dhe gjatësi. Por gjithsesi sot e kësaj dite aftësitë e Loranit tejkalohen nga sistemi GPS, i cili ka në dispozicionin e tij plot 24 satelitë dhe një aftësi përpikërie të jashtëzakonshme.
Duket sikur matja është e palimituar dhe që teoritë antike nuk kanë më kuptim. Por a do të jetë e vërtetë që rruga jonë drejt matjes nuk do të ketë një fund? A do të jetë e vërtetë që hapat e saj të mëtejshëm do të jenë të pashtershme? Atëherë lind pyetja nëse ndërgjegjshmëria e mungesës së një limiti mund të na bëjë të lumtur. Ose, bëmat tona, të paktën qetësia jonë na qenka shmangja e njohjes së masës, të cilën jemi të gatshëm për ta përvetësuar dhe më pas ta flakim tutje. Si në poemën holandeze të Branden, i përmendur nga Xhakob Grim në "Mitologjia gjermane" (1953). Branden takohet në det me një njeri të gjatë sa gishti i madh i dorës, i cili po lundronte me një gjethe dhe në dorën e djathtë mbante një tas ndërsa në të majtën një kamë; njeriu e mbushte kamën në det pastaj e hidhte ujin në tas dhe kur ai mbushej plot e derdhte dhe fillonte nga fillimi. Thoshte se i ishte dhënë detyra për të matur detin deri në ditën e gjykimit. Vuajtja bashkë me kotësinë e masës janë ilustruar nga kimisti Primo Levi në një shënim i cili më vonë u botua si një "specifikim", një metodë kontrolli tekniko-komerciale i zhvilluar nga "Shoqëria Amerikane për Testimin e Materialeve" (1955). Është një shënim që ja vlen të përpunohet. Titullohet "Matja e gjithçkaje": "Sot e matim kohën në bazë të frekuencave që lëshohen nga atomet dhe gabimet në sekonda na duken të patolerueshme. Është një udhë e detyrueshme: rrënjët e shoqërisë sonë teknologjike duhet të jenë të konsoliduara nga matje dhe përcaktime të sakta; në këto bodrume që frekuentohen vetëm nga të punësuarit, ka nga ata që matin fleksibilitetin e "spagetit" të pazier dhe rezistencën e atij të zier kur tërhiqet për së gjati, duke nxjerrë vlerat përkatëse maksimale dhe minimale. Ka shumë pak mundësi që teknologjia të bëjë hapa mbrapa. Rrjeti monstruoz i specifikimeve është i destinuar të bëjë përpara

Marre nga : Gazeta Shqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi