Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza 15 vjeçe: Leonard Bombaj mashtronte gruan, më përdhunonte mua Empty Vajza 15 vjeçe: Leonard Bombaj mashtronte gruan, më përdhunonte mua

Mon 10 Oct 2011 - 20:53
Vajza 15 vjeçe: Leonard Bombaj mashtronte gruan, më përdhunonte mua Bombaj_vajza1
Sillej njesoj Leonardi me fëmijët e tjerë të grupit?
Jo. Ai tregonte një kujdes shumë të madh për mua, duke shkuara deri në ekstremitet. Më shoqëronte gjithkund vetë. Babit i thoshte rri i qetë.. Prindërit e mi i besonin Leonardit, ai ishte njeriu që më hapi dyert e artit. Pastaj duke qenë se Leonardi nuk po më ngacmonte më dhe unë nuk doja as ta kujtoja atë që kishte ndodhur. Deri sa gjërat filluan të përsëriten.
Si të përsëriten?
Sapo u kthyem nga Kroacia, aty ishim në një aktivitet që zgjati 5 ditë. Në këtë veprimtari shfaqja jonë u vlerësua shumë dhe filluan të shkruajnë gazetat për suksesin tonë. Në atë shou muzikal mora çmim dhe komplimente nga regjisorë të huaja që ishin aty. Leonardi më thoshte: “Ajs u rrite, Ajs po kap majat”. Mua më pëlqente jeta që po bëja në atë kohë. Isha e kërkuar. Isha imazhi i një shkolle, ç’mund të doja më më shumë si fëmijë që isha. Por gjithçka mu kthye në një makth të vërtetë.
Çfarë ndodhi?
Sapo jemi kthyer nga Kroacia Leonardi më vjen dhe më merr në shtëpi duke i thënë babit se do të bisedonte më mua për disa projekte. Unë kam qenë në vend të parë të makinës. Kam pas veshur një palë pantallona të shkutra duke shkuar për në lokal filloi të më fërkojë tek këmbët duke më thënë: Ajs, Ajs të thashe se je më e mira, shiko se çfarë shkruajnë gazetat për ty. Të pata premtuar që do të bëja aktore të madhe. Ajs ke arritur majat, duhet të coj më lart por kjo do të arrihet vetëm në bashkëpunim me njëri- tjetrin. Dhe vazhdonte më ngacmonte me dorë.. Faktikisht tani e dija çfarë mund të ndodhte. Ia kam marrë dorën dhe ia vendosa tek marshi duke i thënë- Rrofsh presoro. Bashkë do të bashkëpunojmë gjatë gjithë kohës. Atë ditë më ka përmënduar se çfarë ka ndodhur me ne kohë më parë. Se do të donte atë që kishte ndodhur tre vite më parë ta bënte tani. Më tha se i kishte lindur një dëshirë dhe ndjenjë e madhe për mua. Ai e quante mardhënien tonë shpirtërore dhe se unë nuk duhet të flisja me askënd. Ju luta ta mbyllnim këtë muhabet, por ai insistonte. Pasi e kundërshtova duke i thënë se ai ishte vetëm profesori im tha – Ok. Harroje. Unë sot doja që të ishte dita jonë e bukur por ti je mosmirënjohëse.. Këtë fjalën “mosmirënjohëse” ma thoshte gjithmonë. Pastaj më çoi në shtëpi.
Të mënjanoi nga shfaqjet pas kësaj?
Jo. Filloi gjithnjë e më tepër kujdes ndaj meje dhe të më bëntë komplimenta. Ti je e bukur.. Po rritesh.. Ke trupin më të mirë. Bëhej edhe xheloz. Ja po të shikon dhe ai djali, ja si të shikojnë të gjithë.
Por në shkollën e artit a kishit probleme?
Jo. Në këtë kohë u realizuar një reklamë televizive dhe jeta ime artisitke ime artistike nuk pat asnjë shkëputje përvec bezdisjes që kisha nga Leonardi..
Që do të thotë?
Ta nxinte jetën. Nuk guxoja të futesha në makinën e tij. I thoja mamit që të mos shkoja në kurs me Leonardin apo mos të më sillte më ai sepse tashmë isha rritur. E lusja mamin që të ikja me motrën… (kthehet nga mamaja dhe thotë: “ma më fal..” – shën.im)… Tani mami dhe babi ia hedhin fajin vetes me atë që ka ndodhur… Me babin ai sillje si profesori që do të më garantonte të ardhmen mua. Ishte shok me babin. Nuk kisha rrugë tjetër, por vazhdoja ta refuzoja Leonardin për bezdisjet. Dhe gjithmonë bëheshin të njëjtat biseda mes meje dhe atij. Po ndonjë djalë a të ka parë? Të ka ngacmuar njeri, mjafton të ma thuash se shkoj e kap unë ti vetëm më thuaj- më thoshte. U bë jashtëzakonisht i fiksuar. Që nga korriku i 2008 e deri në mars të 2010 u bë i përshtirë sepse gjatë gjithë kohës më fliste për trupin tim, për vithet e mia, për gjoksin tim, për sytë, për gjithcka.
Dhe deri në 2010 nuk ka ndikuar kjo marrëdhënie e vështirë te projektet tuaja të përbashkëta në art?
Po për shkak të refuzimit që unë i bëja vazhdimisht filloi duke më thënë: Po unë për çfarë po të mbajë, për çfarë po kujdesem për ty, thjeshtë të më përqafosh? I jam lutur duke qarë që mos ngatërro jetën private më artin. I jam lutur që vetëm mos të më largonte nga skena. Atë kohe ai mori një vajzë tjetër në grup, Xhesin. Më thoshte se edhe atë do ta rriste, do t’i mësonte artin ashtu siç bëri me mua. Unë fillova të kem shumë ankth. Kisha vite që jepja maksimumin tim. Kisha duruar gjithcka për hirë të skenës dhe tashmë atë që kisha më shumë frikë Loonardi po më kërcënonte që do të më linte jashtë. Nuk dija çfarë të bëja.
Po pse nuk u tregove prindërve për çfarë po të ndodhte?
Jo askujt. Kisha frikë. Nuk doja të flisja më askënd sepse kisha frikë. Po të flisja një zot e di çdo të bënte babi. Do i hapja namin vetes sime dhe sinqerisht mendoja se nuk do të shkonin gjërat deri aty.
Po gjatë kësaj kohe kishe filluar shoqëri me të tjerë, përveç atyre miqve që kishe në kurs?
Po, gjatë kësaj kohe isha njohur me Arkimed Lushën. Në 2009 për herë të parë kam folur me Arkimedin (Stresin) për të realizuar një këngë tonën. Kjo ide më kishte përshirë krejtësisht dhe më dukej mënyra më e mirë që të shkëputesha një herë e mirë nga Leonardi. Stresin unë e pashë si një rrugë për t’u larguar përfundimisht nga Leonardi pa rënë në sy të prindërve. Këtë bashkëpunim e pashë si rrugën më të mirë për të shpëtuar veten time.
Vijmë në mars të 2010… Keni deklaruar në prokurori se ka ndodhur sërish dicka me Leonardin në këtë kohë…
Atëherë ai po fliste për një projekt që do të realizonte. Gjatë kthimit në shtëpi më thotë: Ajs mos të të vijë keq se ata të Digitalbit nuk të duan. Do të spostohesh pak që të jeshë larg ekranit për ca kohë. Mundohu t’u përkushtohesh mësimeve për momentin. I them se po e bënte të gjithë këtë për shkak se unë refuzoja të shkoja në shtrat më të. Më thotë nëse unë do ti afrohesha dhe do të isha një shpirt binjak me të sëbashku do të ecnim shumë më përpara.
Për çfarë bënte fjalë projekti?
Ishte një muzikal për Dixhitalbin, ose kështu më tha. Besoj se ky ishte i sajuar se nga njëra anë më thoshte se Dixhitalbi nuk më paranonte dhe nga ana tjetër thoshte se ata më kërkonin për disa foto që donin ti kishin me mua për arkivë. Ishin dy gjëra kaq të kundërta. Por atë kohë unë nuk kam dyshuar.
Dhe ju pas kësaj pranuat të kryenit marrëdhënie seksuale?
Po. Këtë herë me pëlqimin tim. Kam lënë një ditë shkollën. Në shtëpi ai u justifikua se mua më kërkonte Dixhitalbi për të bërë ca foto. Ndërkohë që ne kishim rënë dakort vetëm një herë do të kryenim seks.
Dhe ku shkuat?
Në një hotel, rrugës për në Elbasan, në hotel … (thotë emrin e hotelit – shën.autores) Aty ishte vëndi që kishte zgjedhur
Dhe çfarë ndodhi aty…?
U përpoq të improvizonte gjëra aty. Kishte marrë fjongo të kuqe. Më lidhi duar me fjongo, si dhe sytë. Përpiqej të ishte i ëmbël me mua. Në hotel jam futur nga ana e pasme ku ka disa shkallë. Ai më tha që unë të prisja aty dhe ai do të merrte celësin tek sporteli. Jemi futur në dhomë në kat të dytë. Pasi më lidhi me fjongo të kuqe filloi të më zhveshë. Në këtë moment dëgjoj një zile telefoni. Leonardi që thoshte se kush je? Përse me numër të panjohur? Kë ke xhiruar? Kush je? Dhe pasi mbylli telefoni filloi të ulëras. Më akuzoi mua se u kam thënë njerëzve të tjerë për atë çfarë po bënim. Filloi duke më sharë me fjalorë shumë të ndyrë dhe më qëlloi me shpullë. – Çohu, vishu, më ulëriti.
Po çfarë kishte ndodhur?
Dyshonte tek unë. Sado që i thoja që kurrësesi nuk mund t’i hapja namin vetës dhe se unë po pranoja të kryeja marrëdhënie me të, nuk bindej. Atë ditë më çoi në shkollë.
Pas kësaj kur u ritakuat me Leonardin?
Vazhdoi të vinte në shtëpinë time duke u justifikuar me faktin e miqësisë me babin. Pyeste çfarë kisha mësuar, dhe si po shkoja me përgatitjet e mia. Në sytë e prindërve më trajtonte si kalama dhe nga kjo sjellje askush nuk dyshonte për asgjë.
U ritakuat?
Pas dy javësh. Ai më thotë se duhet ta fillonim aty ku e lamë se telefonata mund të ishte një shaka që ka rastisur në një moment jo të përshtatshëm. Ai u qetësuat totalisht. Vendosëm sërisht që të shkonim në të njëjtin hotel. Kësaj radhe, ishte pasdite. Nuk u mundua fare të organizonte atmosferë apo të tregohej i sjellshëm. Mori vetëm redbull. Nuk kam qarë, por ka qenë e tmershme.
Kjo i qetësoi marrdhëniet mes jush?
Po, por unë nuk isha më e qetë. Tashmë as nuk mund ta kundërshtoja më. Leonardi filloi të më bënte biseda të frikshme. “Ajs mund të ndodhë që babi jot ta marri vesh lidhjen tonë dhe unë jam i vdekur pas kësaj, por po ndodhi gjë ai do të futet në burg, ti do të mbetesh vetëm. Ne tashmë jemi një- më thoshte.
Po pse duhet të përmendej babai në këtë bisedë?
Leonardi e dinte që babi ishte pika ime e dobët. Ndoshta gjithë kjo histori nuk do të ndodhte dhe unë u kërkoj 100 herë familje prindërit e mi, po mos bënte një presion të tillë që në fillim.
Po në aktivitetet artistike tuajat çndodhi?
Me jepte skenare për të lexuar ku më premtonte që unë do të isha aktore.
Ndërkohë çfarë ndodhte midis jush?
Gjatë kësaj kohe pothuajse ne kishim mardhënie të rregullta. Pas hotelit ai filloi të përdorte shtëpinë e tij.
Sa herë keni qënë aty?
Shumë herë. Nga marsi e deri më më 22 korrik 2010 ne kemi patur marrëdhënie të shpeshta seksuale. Përveç shtëpisë kemi shkuar dhe jashtë Tirane, në Llogara. Kjo përkoi me një ekskursion të shkollës sime. Mua më tha që mësueses ti thoja që kisha shfaqje ndërsa prindërt e mi e dinin që isha në Borsh. Kam ikur me Leonardin që në mengjes. Rrugës kemi ndalur vetëm në Orikum ky unë kam ngrënë një akullorë e më pas kemi shkuar në Llogara. Kjo ishte hera e parë që ai ka qëndruar gjithë natën me mua. Tek gruaja u justifikua se kishte takuar pesë shokë fëmijërie dhe do të rrinte atë natë në Vlorë ndërkohë që atë natë ka ndenjur me mua. Atë natë jam sëmurur dhe ne jemi detyruar të largohemi nga hoteli që në orën 6 të mëngjesit se unë kisha temperaturë të lartë. Më solli direkt e në shtëpi.
Si është e mundur që e mbani mënd datën 22 korrik?
Sepse ishte hera e parë që Leonardi më ka rrahur fizikisht dhe se atë ditë atij i ka ikur gruaja në Kanada. Atë datë e gjithë familja e Leopardit është nisur për në Kanada. Ndërkohë ai kishte folur me babin se do të na ndihmonte. I kishte premtuar se do të plotësonte dokumentat për mamin që ishte e punësuar në kompaninë e tij. Ne donim të merrnim një kredi bankare. Ai i kishte thënë babit që të shkoja unë të merrja vërtetimin e mamit në shtëpinë e tij. Unë kam shkuar tek shpia e Nardit. 10 ditë më parë kishim vendosur që ishte hera e fundit mes nesh. Por ai më detyroi të ulesha në kolltuk dhe vjen pranë meje. Filloi të më përkëdhelte. Më tha prapë që ajo do ishte hera e fundit. Unë u ngrita të ikja dhe ai më thotë: S’ke marrë dokumentin akoma si do të ikësh.. U stepa. Ajo kredi vërtetë na duhej. Filloi prapë duke më prekur. U ndjeva keq sepse po përdortë nevojën tonë kësaj here dhe u shkëputa .. Aty më përplasi pas murit dhe filloi të më gjuante. Kam hapur derën e jashtme dhe kam dalë e shkatërruar.. Gjëja e parë që kam mendur isha të dilja para një makinë dhe të vdisja. Mora Arkimendin në telefon duke ju lutur që të më takonte.
Çfarë mendove që mund të bënte Arkimedi për ty?
I tregova gjithë historin time. I kam propozuar Arkimedit të shkonim tek shtëpia e Leonardit dhe ai ta detyronte që Leonardi të merrte tim atë në telefon. Arkimedi më thotë se këto gjëra nuk bëhen vetëm dhe se më e mira do të ishte të shkonim në polici. Pasi unë nuk kam pranuar të shkoj në polici ai ka thirrur një shokun e tij dhe ne shkuam në shtëpinë e Leonardit. E vërteta është se para djemve ai ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me mua, madje u propozoi atyre një pakt. Ai tha se brenda një jave do të ikete në Kanada dhe se do të telefononte tim atë. Dhe kështu u vendos aty.
Hetuesit thonë që Arkimed Lusha i rrëmbëu makinën Leonardit..
Të nesërmen unë do të shkoja me pushime në Vlorë, Orikum dhe ishte rënë dakord në shtëpi që mua të më çonte Leonardi. Për këtë fakt, unë thashë t’i merrnim makinën e në këtë mënyrë ai s’kishte si ti thoshte tim ati se do më çonte në Vlorë… Pas kësaj, unë jam larguar dhe nuk di më se çfarë ka ndodhur mes tyre. Isha e kënaqur që Leonardin nuk do e shihja më në shtëpinë time dhe as nuk do të më shqetësonte më.

Pas kësaj dite e ke takuar më Leonardin?
Po e kam takuar, gjatë pushimeve në Orikum.
Pse?
Sepse ma kërkoi ai. Më datë 23 korrik unë u nisa, më coi babi. Më 1 gusht unë kisha shfaqje në Vlorë. Taulant Çaçollari, drejtori artistik merr në telefon burrin e tezes dhe i thotë se Ajsi duhet para shfaqjes se do të më jepte një skenar të ri që ta mësoja. Unë shkoj në Vlorë shumë orë para shfaqjes. Takoj Taulantin dhe i kërkoj skenarin. Taulanti në vend që të më jepte skenarin nis e më bën një bisedë se Leonardi nuk është mirë, se cfarë janë ca cuna që i kanë marrë makinën, i kanë marrë lek. Nuk dija asgjë për lekët. Në sy të tij kam marrë Arkimedin në telefon dhe e pyes nëse kishte marrë para apo jo. Ai më thotë se nuk kishte marrë asgjë por e vërteta është se unë pas datës 22 korrik nuk kam pasur mundësi ta takojë Arkimedin. Por nuk besoj se ai të ketë marrë para. Taulanti më thotë se do ishte më mirë ta mbyllnim këtë histori.. U tremba. U ndjeva keq kur më thanë dhe historinë e parave. Mendova mos ti ngatërroja më keq punët. Besova edhe se Taulanti do më ndihmonte dhe do të gjenim një zgjidhje. Me Taulantit rash dakort që do bëja gjithçka që të mbyllej kështu kjo histori.
E më pas cfarë ndodhi?
Jam takuar në Taulantin dhe më jep një fletë të shkruar për ta lexuar dhe firmosur. Teksi ishte që unë duhet të kërkoja falje Leonardit për sjellje të pakëndshme dhe që unë doja të hakmerrsha ndaj tij sepse ai kërkoi të më përjashtonte nga kursi. Ky ishte teksti dhe unë pranova të filmohesha me argumentin që të mbyllej ky pakt mes nesh.
Por pasi realizove këtë vidio filloi gjithçka të shkojë në rregull?
Jo. Taulanti më thotë se Nardi nuk ka pranuar videokasetën. E merr atë në telefon gjoja për ti kërkuar një nder që të më falte mua. Taulanti i thotë se ishte në Vlorë me mua dhe se doja unë të flisja me të. Çuditërisht gjëndej në Vlorë edhe Leonardi që vjen për 5 minuta të na takojë. Dëgjo- më thotë- më kanë vënë 20 mijë euro gjobë për fajin tënd. Më thotë se unë isha mos mirënjëhëse për gjithçka që ai kishte bërë për mua. Në sy të Taulantit i kam kërkuar të thoshte se çfarë më kishte bërë dhe kam filluar të qajë. Ai tha: Normal të më provokosh 24 orë çfarë duhet të bëjë unë? Po si do ia bësh ti? Asgjë nuk fiton nëse më sulmon mua, kështu që më mirë e bëjmë kështu. Të kujtohet skenari që të kam dhënë. Unë ty do të bëjë aktoren kryesore, të jap një shumë të madhe parash dhe ti të sillesh sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ok – i them në rregull do e bëj edhe këtë. Mendova se gjithçka do të mbyllej kështu. Pas kësaj gjithçka po shkonte mirë, deri në fillim të shtatorit.
Pse cfarë ndodhi?
Kishim shfaqje në Burrel. Në prag të shfaqjes Taulanti më thotë se e kishte marrë im atë në telefon duke i kërkuar që unë mos të marrja pjesë në shfaqe. Taulanti më thotë se babai im dinte gjithçka tashmë. Më thënë të drejtën u tmerrova. Po prisja gjithë ankth babin që ishte nisur nga Tirana. Por babi vjen dhe më thotë – Eja shpirti i babait se nuk e kë vendin këtu ti. Nisemi për t’u kthyer në shtëpi dhe babin e marrin në telefon nga policia. I thonë se duhet të paraqitej aty se kishte një denoncim për të nga Leonard Bombaj. Im atë i thotë që do të paraqitej sapo të vinte në Tiranë. Babai më con në shtëpi, ndërkohë që shkon në polici për të sqaruar situatën. Im atë nuk po kthehej dhe unë i kam kërkuar të vijë në shtëpinë tonë xhaxhai. Më 5 shtator kam shkuar në polici dhe kam bërë denoncim kur kam thënë gjithçka sa po ju them juve.
Çfarë ndodhi në polici?
Në prani të prindërve dhe të psikologëve unë kam rrëfyer gjithçka që po ju them. Ata menjëherë kanë arrestuar Leonardin dhe nis një tmerr i vërtetë për një vitë nëpër institucione në fundin e së cilës dosja mbyllet.
Si ndihesh që e kanë mbyllur dhe thonë nuk ka prova?
E zhgënjyer. Të gjithë më thonin se besonin në tmerrin tim por ama asgjë nuk ka ndodhur. Përkundrazi tashmë dëgjoj dhe akuza që denoncimi im është bërë për hakmarrje. Për këto njerëz kam vetëm një pyetje? Vertë mendoni se jam aq e çmëndur sa që unë të trilloja një histori kaq të tmerrshme për vetën time? Ti bëja vetes time një njollë të zezë që do të më ndjekë gjithë jetën. Vërtetë do të mund ta bëja këtë nëse unë nuk do të përjetoja një tmerr të tillë per vite të tëra…??
Çfarë prisje të ndodhte pas hetimeve?
Prisja që më në fund të vërtetohej kush është Leonard Bombaj dhe ai të ishte në qeli për atë çfarë ka bërë me mua. Por unë këtë histori, edhe pse prokuroria e ka mbyllur hetimin, deri sa të jem gjallë nuk do të mbyll. Tashmë nuk kam më askujt ti fshihem. Familja ime tashmë di gjithçka. Une do t’ju dëshmojë të gjitheve kundërtën. Që gjithçka që po them është e vërtetë… (Shekulli)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi