Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fotografoi vajzën e tij në qendër tregtare, merret në pyetje nga policia Empty Fotografoi vajzën e tij në qendër tregtare, merret në pyetje nga policia

Tue 11 Oct 2011 - 15:16
Fotografoi vajzën e tij në qendër tregtare, merret në pyetje nga policia Femija-300x187Një baba është marrë në pyetje nga policia pasi kishte realizuar një foto të vajzës së saj në një qendër tregtare. Chris White debatoi me stafin e qendrës tregtare pasi fotografoi vajzën katër vjeçare Hazel duke ngrënë një akullore në qendrën tregtare “Braehead” në afërsi të Glasgout. White u mor në pyetje fillimisht nga roja i sigurisë i cili i tha se ishte ilegale të realizoheshin foto brenda qendrës. Atij ju kërkua që të fshijë çdo foto të realizuar në aparatin e tij celular. White deklaroi se tanimë dy foto të vajzës i kishte postuar në rrjetin social “Facebook”. Stafi i qendrës tregtare njoftoi policinë e cila mori sërish në pyetje personin duke ja bërë të qartë se kishte shkelur rregullat që ndalonin kryerjen e fotografive. White pohoi se oficeri i policisë i kishte komunikuar se mund të konfiskonte edhe telefonin bazuar mbi bazën ligjore të aktit të parandalimit të terrorizmit. Një grup i posaçëm u krijua në Facebook për të protestuar për këtë rast dhe brenda pak orësh arriti të ketë 7700 fansa.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi