Skandali në QSUT, e mitura merret në pyetje: Nuk mbaj mend asgjë, kam qenë e dehur
Sun 4 Jan 2015 - 23:53
- Në video shfaqen tre djem që ngacmojnë seksualisht një vajzë të shtrirë në një krevat, pa ndjenja
(Lajmi në përditësim)
19:50 Pas publikimit të videoskandalit në spitalin QSUT, policia ka marrë në pyetje vajzën e abuzuar nga tre djemtë.
Sipas policisë, vajza 17-vjeçare është identifikuar me incialet Gj.K. E pyetur nga strukturat për ngjarjen, ajo ka thënë se nuk mban mend gjë, pasi ka shkuar në gjendje të dehur në spital.
Po ashtu, ajo ka pranuar se ka qenë në lokal me djemtë, të cilët shfqen në video duke e abuzuar. Sipas saj, autorët duhet të dënohen për veprimin.
17:16 Zbulohen detaje të reja lidhur me ngjarjen shokuese ndodhur në ambientet e spitalit të kryeqytetit. Sipas grupit hetimor personat në video nuk janë një grup i strukturuar, siç mendohej.
Adoleshentja është dërguar në spital vetëm nga shtetasi i arrestuar Evaris Pasha, i cili nuk kishte njohje të mëparshme me djemtë e tjerë që shihen në videon e regjistruar me telefon.
Grupi hetimor bën me dije se një prej të rinjve ndodhej në QSUT, pasi kërkonte klientë për agjencitë funerale. Personat që tregohen në regjistrim kanë parë vajzën pa ndjenja dhe kanë përfituan nga rasti.
Pas videos personat nuk dyshohen të kenë kryer marrëdhënie seksuale me adoleshenten. Për të njëjtën skandal, mësohet se dje ishte shoqëruar dhe një person tjetër, i cili u la i lirë më pas.
Arrestohet një prej ngacmuesve
Është ndaluar sot njëri nga djemtë e videoskandalit seksual, të publikuar dje në rrjetet sociale, ku shfaqen 3 djem të cilët abuzojnë me një vajzë të shtrirë në një krevat dhe që është pa ndjenja.
E. Pasha, 24 vjeç nga Tepelena, është arrestuar një ditë pasi policia njoftoi se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, dhe identifikimin e autorëve, mbi të cilët rëndon akuza “Ngacmim seksual të kryer në bashkëpunim”.
Bëhet fjalë për një video ku duken qartë dy djem të rinj që abuzojnë me një vajzë, që ka humbur ndjenjat. Ata qeshin dhe i zbulojnë asaj pjesët intime, ndërsa njëri prej djemve që regjistrojn videon thotë: “Jemi në spitalin Nënë Tereza”. Gjatë 50 sekondave që zgjat videoja , shfaqet edhe një tjetër mashkull, me uniformë, që mendohet të jetë roje spitali.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit 2014. Sipas burimeve nga policia, 24-vjeçari rezulton një person me precedentë penalë të mëparshëm. Ai është dënuar me 6 vjet burg në vitin 2010, për trafikim droge të mbetur në tentativë, dhe mbajtjen e armëve luftarake. Pas urdhër arrestit, i riu është shoqëruar menjëherë në polici, ku ka rrëfyer edhe për përfshirjen e dy të rinjve të tjerë në këtë skandal. Policia i ka identifikuar dy personat dhe nga çasti në çast pritet që t’i arrestojë.
Policia nis hetimet
Policia e Tiranës ka nisur dje hetimet lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen disa persona që ngacmojnë seksualisht një vajzë, e cila duket se është në gjendje të fikti.
Ngjarja besohet se ka ndodhur në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, sipas personave në videon e regjistruar po prej tyre.
Përmes një njoftimi për shtyp, policia e kryeqytetit bën me dije se po punojnë për identifikimin e autorëve, mbi të cilët rëndon akuza “Ngacmim seksual të kryer në bashkëpunim”.
Deklarata e policisë së Tiranës:
“Në vijim të publikimeve në mediat sociale të një video e cila prezantonte se disa persona manifestojnë sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje të pa identifikuar, veprime aktive të cilat dyshohet se mund të kenë ndodhur në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe të të dëmtuarës nga kjo vepër penale. Hetimet kanë nisur për veprën penale “Ngacmim seksual e kryer në bashkëpunim”. Materialet do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.
Ministria e Shëndetësisë ngre grup pune për verifikimin
Dyshimet se i gjithë skandali ka ndodhur në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka vënë në lëvizje edhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është ngritur një grup i posaçëm pune për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe marrjen e masave ndaj autorëve dhe përgjegjësve të kësaj ngjarje të dënueshme, nëse vërtetohet diçka e tillë.
Grupi i punës kryesohet nga Zëvendësministrja, Milva Ekonomi, ndërkohë që Ministri Beqaj ka kërkuar menjëherë ekspertizën e Institucionit të Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes dhe kryerjen e ekspertizës së nevojshme hetimore.
Abuzimi me pacienten ne QSUT από shekullionline
Videoja:
Dje në një faqe në rrjetin social “Facebook” publikoi një video, ku disa persona i zbulonin dhe preknin pjesët intime të një vajze të re, e cila besohet se ka ndodhur në spilatin “Nënë Tereza”.
Re: Skandali në QSUT, e mitura merret në pyetje: Nuk mbaj mend asgjë, kam qenë e dehur
Mon 5 Jan 2015 - 23:21
- Rrëfimi i adoleshentes: Isha e dehur, mbaj mend vetëm kur kam dalë nga lokali. Vajza u ngacmua seksualisht dhe u filmua nga dy moshatarë të saj. Protagonist në foto edhe punonjësi i një agjencie funeralesh i cili u arrestua. Në kërkim dy autorët e tjerë
Klodiana Kotorri
“Isha e dehur dhe nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur në spital. Gjithçka e kam mësuar pas publikimit të videos”. Kështu ka deklaruar 17-vjeçarja Xh.K, e cila është marrë në pyetje nga policia në lidhje me videon e publikuar dy ditë më parë në mediat sociale ku ajo është në qendër të një abuzimi seksual nga disa persona të cilët e prekin në pjesë intime të trupit, ndërsa ajo është në gjendje të dehur në urgjencën e QSUT-së në TIranë. Videoja dëshmon veprimet dhe sjelljet me natyrë seksuale të shokëve të saj, ndërsa aty shfaqet edhe Evarist Pasha, një person i arrestuar dje nga Policia e Tiranës. Policia e Tiranës bëri të mundur identifikimin e të abuzuarës dhe kreu shoqërimin e saj. “Adoleshentja identifikoi edhe dy djemtë të cilët e kishin filmuar. Ajo tregoi se dy djemtë ishin moshatarë të saj dhe i kishte shokë. Vajza nuk e ka njohur të arrestuarin Evarist Pasha”,- thanë për gazetën burimet policore. Në dëshminë e saj, gjimnazistja iu tregoi hetuesve se kishte dalë së bashku me shokët dhe shoqet e shkollës në një lokal nate ku kishte konsumuar sasi të tepër alkooli. “Unë piva shumë alkool dhe mbaj mend deri në momentin që kam dalë nga lokali” ka treguar vajza.
Më pas shoqet e saj, ua kanë besuar vajzën e dehur dy shokëve për ta dërguar në shtëpi. Gjatë rrugës, e dehura ka pasur shqetësime dhe ka humbur ndjenjat. Shokët e saj ndryshuan menjëherë destinacion duke e çuar atë në spital. Mjeku është mësuar me gjendjen e dehur të vajzës dhe e ka dërguar atë në një nga dhomat e urgjencës. Asaj i është vënë serum për ta hidratuar si dhe qetësues pasi kishte konsumuar sasi të madhe pijesh alkoolike. Mjeku ka këshilluar djemtë që ajo të qëndrojë në urgjencë deri sa të vijë në vete. Adoleshentët nuk janë larguar por kanë pritur që vajza të qetësohet për ta dërguar më pas në shtëpinë e saj. Gjatë kësaj kohe ata kanë abuzuar me të seksualisht, gjeste të cilat i kanë filmuar ndërsa vajza ndodhej pa ndjenja duke mos reaguar megjithëse ata e preknin dhe i thërrisnin. Të rinjtë kanë shfrytëzuar edhe momentin që në dhomë nuk ndodheshin persona të tjerë si pacientë apo personel i urgjencës për shkak të orëve të vona. Në një moment në dhomë ka hyrë punonjësi i një agjencie funeralesh dhe adoleshentët kanë pranuar që ai t’i bashkohet abuzimit të tyre. Burime nga policia thanë se ende nuk dihet se cili prej ka regjistruar videon me telefon dhe më pas e ka shpërndarë atë. “Po punohet për kapjen e dy adoleshentëve të cilët më pas do të merren në pyetje për ngjarjen. Nga hetimet e para ndaj dy djemve si dhe ndaj punonjësit të agjencisë së funeraleve është ngritur akuza e njëjtë. Hetimi i policisë nuk ka përjashtuar asnjërin prej tre djemve që ndodheshin në dhomë kur u xhirua videoja” thanë burimet zyrtare të policisë së Tiranës.
Identifikimi i autorëve të dyshuar
Një ditë pas ngjarjes policia identifikoi protagonistët e videos tronditëse e regjistruar në ambientet e urgjencës së spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, ku shfaqen tre djem të cilët abuzojnë seksualisht me një vajzë që ndodhej pa ndjenja. Ata dyshohet se janë shokë të vajzës, e cila në momentet e filmimit ka qenë në spital pa ndjenja. Videoja e cila u publikua dy ditë më parë në rrjetet sociale duke ngjallur indinjatë të thellë në opinion vuri në lëvizje Policinë e Tiranës si dhe Prokurorinë për identifikimin e protagonistëve. Brenda 24 orëve u bë e mundur arrestimi i njërit prej djemve dhe identifikimi i dy të tjerëve si dhe i vajzës së abuzuar. Ndërkaq një prej të dyshuarve të tjerë pasi ka marrë vesh lajmin e publikimit të videos, ka mundur të largohet ndërsa policia është në kërkim të tij. Burime zyrtare nga policia dhe prokuroria thanë se dyshohet që videoja të jetë regjistruar më 26 shtator të vitit 2014, pas mesnate në ambientet e urgjencës së QSUT-së. Në video duken qartë dy djem të rinj të cilët filmohen nga një i tretë, duke abuzuar me një vajzë e cila ka humbur ndjenjat. Ata qeshin dhe i zbulojnë asaj pjesët intime dhe e prekin, ndërsa i thërrasin në emër. Pasi e ngacmojnë me duar vajzën e cila nuk reagon, djemtë janë përpjekur që t’i rregullojnë sërish veshjen. Videoja ka zgjatur rreth 50 sekonda dhe dyshohet të jetë shpërndarë në rrjetet sociale si një lojë e tepruar nga djemtë. Burime nga policia thanë se vajza e abuzuar është XH.K, 17-vjeçe dhe u filmua nga dy shokët e saj të shkollës të cilët e kishin dërguar në spital. Mësohet se ata kishin dalë në një lokal nate ku adoleshentja kishte konsumuar sasi të tepërt alkooli. Ndërkohë që për djalin e tretë i cili është arrestuar, policia tha se ka qenë rastësisht në dhomën e urgjencës por ka marrë pjesë në ngacmimin e vajzës.
Hetimi
Policia e kryeqytetit bëri të ditur se ka identifikuar edhe dy djemtë të cilët shoqëruan adoleshenten në spital dhe regjistruan videon duke e ngacmuar seksualisht. Ata janë shpallur në kërkim nga policia pas marrjes në pyetje të vajzës e cila ka kryer dhe identifikimin e tyre. Sipas policisë, adoleshentja së bashku me shoqërinë e saj kishin dalë në një lokal nate ku konsumoi sasi të tepër të alkoolit. Sipas burimeve hetuesit kanë sekuestruar regjistrat e spitalit, për të identifikuar vajzën si dhe për të identifikuar edhe shoqëruesit e saj. Gjatë rrugës për në shtëpi ajo është ndier keq dhe ka kaluar në gjendje të fikëti. Dy djemtë që e shoqëronin e transportuan në urgjencën e spitalit “Nënë Tereza”. Vajza ka marrë qetësues nga mjeku rojë dhe ka qëndruar për disa orë në urgjencë. Gjatë kësaj kohe ajo është abuzuar nga dy shokët e saj. Këta të fundit shfrytëzuan gjendjen e shoqes së tyre për të zhvilluar një lojë të tepruar e cila pas disa muajsh do të merrte përmasa tronditëse duke ngritur në “këmbë” zyrtarë të lartë të spitalit si dhe policinë e prokurorinë e kryeqytetit.
Nën hetim personeli i urgjencës
Policia e Tiranës, krahas hetimit për identifikimin e protagonistëve të videos por heton paralelisht edhe përgjegjësinë ligjore të stafit mjekësor të urgjencës ku u regjistrua videoja. Burime nga policia thanë se do të identifikohet mjeku roje dhe infermierët të cilët kanë qenë në turn në kohën kur është regjistruar videoja me qëllim marrjen e tyre në pyetje. “Nëse do të verifikohet se mjeku rojë dhe infermierja kanë përgjegjësi ligjore për ngjarjen, ndaj tyre do të merren masa” thanë burimet zyrtare të policisë së Tiranës. Adoleshentja pasi ka marrë ndihmën e parë nga mjeku, është lënë në dhomë ku kanë qëndruar edhe dy djemtë. Më pas, pa asnjë pengesë në dhomën e urgjencës ku ndodhej vajza nën efektin e qetësuesve ka hyrë edhe Evarist Pasha ,punonjësi i një agjencie funeralesh i cili më pas dyshohet se ka marrë pjesë në abuzimin e saj. Burimet policore shtuan se ndaj tre personave është ngritur akuza e “Ngacmim seksual e kryer në bashkëpunim” dhe rrezikojnë dënimin nga 3 deri në 7 vite burgim.
Rrëfimi i sekserit të funeraleve në dhomën e abuzimit
Evarist Pasha është i pari protagonist i videos së regjistruar në QSUT-së që u identifikua nga policia dhe më pas u arrestua. Burime nga policia thanë se nuk ka qenë i vështirë identifikimi i 24-vjeçarit të cilit i duket qartë fytyra në video. Kjo pasi ai njihet nga personeli i urgjencës sepse qëndron çdo ditë aty. Mësohet se Pasha ishte punësuar si sekser nga një agjenci funeralesh për të qëndruar pranë spitalit me qëllim që të përballej i pari me familjarët e ndonjë personi që humb jetën për t’i siguruar shërbimin funeral. Ai punonte me turne nga agjencia dhe në kohën që është regjistruar videoja kishte rastisur turn i tretë. Pasha është marrë në pyetje nga policia ku ka deklaruar se nuk i njihte personat e tjerë. “Unë punoj për një agjenci funeralesh dhe qëndroj pranë urgjencës apo reanimacionit të QSUT-së me qëllim që të siguroj klientë për agjencinë. Atë mbrëmje pashë vajzën pandjenja dhe hyrë në dhomën e urgjencës pasi mendova se ajo ndërroi jetë dhe doja të kontaktoja të afërmit e saj. Mirëpo kur hyra në dhomë pashë që ajo ishte nën efektin e qetësuesve dhe pranë krevatit qëndronin dy djem të rinj të cilët duket se e njihnin atë. Pasi ata e thirrën disa herë vajzën dhe ajo nuk u përgjigj, dy djemtë nisën ta ngacmonin me duar duke i zbuluar pjesët intime. Djemtë qeshnin dhe njëri prej tyre po filmonte. Unë iu bashkova lojës së tyre dhe nisja të qeshja me veprimet e tyre por nuk kam pasur për qëllim që të ngacmoja vajzën e sëmurë” mësohet të ketë thënë në polici 24-vjeçari Pasha. Ky i fundit mësohet se ka qenë i arrestuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike. Ai iu tregoi hetuesve se kishte qëndruar edhe pak çaste në dhomë së bashku me dy djemtë dhe pas regjistrimit të videos asnjëri prej tyre nuk ka abuzuar më tej me vajzën.
Ilir Beqja: Në gatishmëri për të zbardhur ngjarjen
Pasi video-regjistrimi në ambientet spitalore i ngacmimit seksual të një vajze nga tre të rinj kishte zënë vend në të gjitha mediat online, por edhe në ato tradicionale, Ministria e Shëndetësisë zgjodhi për reagim të njëjtin kanal komunikimi, median online. Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 3 janarit në kanalin zyrtar të ministrisë në YouTube sikurse dhe në Facebook, u postua një video në të cilën u shfaqën Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe Ogerta Manastirlliu, drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Dy zyrtarët e lartë të shëndetësisë kërkuan zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes në fjalë duke u vënë në gatishmëri për të bashkëpunuar me të gjitha organet kompetente që do të merreshin me hetimin e saj. Nga ana tjetër u njoftua për krijimin e një grupi pune të kryesuar nga zëvendësministrja Milva Ekonomi, grup i cili do të merrej me verifikimin e vërtetësisë së videos. Në fillim pasi u shfaqën pamjet e një nga dhomat e urgjencës, ku shiheshin mjaft mirë ndryshimet me ato që dalloheshin në videoregjistrim, i pari që foli ishte Ministri.
“Jemi njohur me një video që qarkullon prej shumë orësh në rrjetet sociale , sigurisht që nëse ajo video është e vërtetë ngjarja është shumë e rëndë, ne kërkojmë nga organet kompetente të zbulojnë vërtetësinë e saj dhe pastaj të nxjerrin të gjithë personat përgjegjës. Jemi në dispozicion të ofrojmë gjithë informacionin e nevojshëm dhe që ne disponojmë në mënyrë që qoftë personeli mjekësor po qoftë dhe personat e tjerë nëse video është autentike të marrin ndëshkimin që meritojnë." tha Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja. “Videoja e dhënë nga mediat sociale është një video e cila sigurisht nuk i përket kësaj periudhe pra është e hershme ashtu dhe siç mund të identifikohet qartazi në ambientet ku jemi tani, në ambientet urgjencës së sëmundjeve të brendshme dhe ku mund të shihet qartazi ndryshimet që kanë ndodhur. Jemi të bindur më shumë se çdo kritikë për të metat që vazhdojnë të ketë ende sistemi shëndetësor dhe Qendra Spitalore Universitare po ashtu siç mund të themi që këtë vit kemi bërë ndryshime thelbësore në shërbimin tonë spitalor dhe sigurisht përgjatë punës dhe këtë vit pra në 2015 do të arrijmë të bëjmë atë që askush nuk e imagjinonte në qershorin e vitit 2013” – tha Ogerta Manastirlliu, numri një i QSUT-ës.
- MarinWebMaster
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 84
Postime : 23043
Vendndodhja : diku neper bote
Anetaresuar : 24/01/2010
Re: Skandali në QSUT, e mitura merret në pyetje: Nuk mbaj mend asgjë, kam qenë e dehur
Tue 6 Jan 2015 - 13:25
po kta tani u kujtuan ta sqarojne ngjarjen ajo goca ka ndyshu nja 3 te dashur deri tashi hahahhaha
Re: Skandali në QSUT, e mitura merret në pyetje: Nuk mbaj mend asgjë, kam qenë e dehur
Tue 6 Jan 2015 - 15:42
Videoja në QSUT, dy të arrestuarit: Kujtuam se ishte një lojë
Klodiana Kotorri
“Videon e morëm si lojë dhe nuk e dinim se mund të ishte krim”. Kështu kanë deklaruar dy moshatarët e arrestuar dje nga policia për “Moskallëzim krimi”. Albi Boçaj dhe Patrik Kaça, 18 vjeç e banues në Tiranë akuzohen se kanë pasur dijeni për videon e regjistruar në urgjencën e Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë kur shfaqen tre djem të cilët ngacmojnë me duar në pjesët intime një adoleshente e cila ndodhej pa ndjenja në shtrat dhe në gjendje të dehur. Policia e Tiranës çoi dje në tre numrin e të arrestuarve për këtë ngjarje ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të dielën, dy ditë më parë, policia kishte arrestuar Evarist Pashën, 24 vjeç pasi dukej qartë në videon shokuese teksa dy djem të tjerë manifestonin sjellje seksuale ndaj 17-vjeçares Xh.K., e cila kishte shkuar në urgjencë për të marrë mjekim për shkak se kishte konsumuar një sasi të tepër alkooli. Pasha ndodhej në spital i punësuar nga një agjenci funeralesh për të siguruar klient. Policia tha se pas identifikimit të vajzës e cila u pyet nga hetuesit, u zbuluan protagonistët e videos. “Dje u arrestuan dy adoleshentë të tjerë të cilët akuzohen se kanë pasur dijeni për videon, ndërsa po hetohet nëse ata kanë qenë në dhomën e urgjencës në momentin që u regjistrua filmimi” thanë për gazetën burimet policore të cilat shtuan se janë shpallur në kërkim dy protagonistët kryesore të ngjarjes të cilët dyshohet se janë Andi Bushaj, 19 vjeç dhe Dejvi Lamaj, 18 vjeç.
Dëshmitë
Emrat e dy të rinjve, Albi Boçaj dhe Patrik Kaço janë lakuar gjatë hetimeve për identifikimin e personave që kanë xhiruar videon në prill të vitit të kaluar në urgjencën e QSUT-së. Gjatë marrjes në pyetje, 17-vjeçarja Xh.K, deklaroi se kishte qenë edhe me persona të tjerë në një lokal nate ku konsumoi pije alkoolike, dhe jo vetëm me dy personat të cilët shfaqen në video. Policia dyshon se Boçaj dhe Kaço kanë qenë të pranishëm kur adoleshentja u transportua në spital për të marrë mjekim pasi ndodhej në gjendje të dehur dhe humbi ndjenjat. “Ne nuk kemi marrë pjesë në regjistrimin e videos. Nuk kemi asnjë lidhje me ngacmimet seksuale që i janë bërë vajzës të cilët ne e njohim” mësohet të kenë thënë dy të rinjtë në polici. Burime nga policia thanë se 18-vjeçarët deklaruan se kishin mësuar më pas për ekzistencën e videos por nuk kishin njoftuar policinë për shkak se nuk në dijeni se kjo gjë përbënte vepër penale. “Në e quajtëm si një lojë mes shokësh dhe nuk menduam se videoja do të përbënte një ngjarje kaq të madhe” thanë më tej të rinjtë duke shtuar se nuk kishin diskutuar prej kohësh për këtë videoja dhe nuk e dinin se ajo ekzistonte ende. Ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbuluar me saktësi nëse dy të arrestuarit kanë qenë të pranishëm kur u xhirua videoja. Dy djemtë u kapën në orët e para të ditës së djeshme dhe aktualisht ndodhen në qelitë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Hetimi
Policia e Tiranës njoftua dy ditë më parë se kishte identifikuar tre djemtë të cilët ngacmonin seksualisht 17-vjeçaren në dhomën e urgjencës së QSUT-së, njëri prej të cilëve u arrestua. Ndërkohë që pasditen e djeshme policia zbuloi identitetin e dy protagonistëve kryesorë të videos të cilët dyshohet se janë Andi Bushi, 19 vjeç dhe Dejvi Lamaj, 18 vjeç, të dy të shpallur tashmë në kërkim. Burime zyrtare nga policia dhe prokuroria thanë se dyshohet që videoja të jetë regjistruar më 26 prill të vitit 2014, pas mesnate në ambientet e urgjencës së QSUT-së. Në video duken qartë dy djem të rinj të cilët filmohen nga një i tretë, duke abuzuar me një vajzë e cila ka humbur ndjenjat. Ata qeshin dhe i zbulojnë asaj pjesët intime dhe e prekin, ndërsa i thërrasin në emër. Pasi e ngacmojnë me duar vajzën e cila nuk reagon, djemtë janë përpjekur që t’i rregullojnë sërish veshjen.
Policia çon në tre numrin e të arrestuarve për videon e regjistruar në urgjencë ku abuzohet seksualisht një adoleshente

- Sponsored content
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi