Ngacmimi në shkolla
Tue 11 Oct 2011 - 22:53
Ngacmimi në shkolla
11/10/2011 18:45
Facebook93
Ngacmimi mund të ndodhë kudo: ballë për ballë, me tekst mesazhi, apo në faqe interneti që nuk kufizohet nga mosha dhe niveli arsimor.
“Ngacmimi” që shpesh konsiderohet si “shaka” mund të shkaktojë “dëm të përhershëm”. Mund të jetë, me fjalë, në trajtën e thashethemit apo fizik. “Ngacmimi” i bën adoleshentët të njohur, ata kënaqen duke ushtruar pushtetin e tyre. Fenomeni “pa emër”, që në Shqipëri ka nisur të quhet “bullying”, po merr trajtën e vet.
“Bullying”, që nga anglishtja do të thotë “ngacmim”, është pjesë e rritjes së të rinjve. Këta të fundit mund të keqtrajtohen nga ngjyra e lëkurës, mënyra se si flasin, pamja fizike apo emri i tyre. Kjo gjë i bën adoleshentët të vetmuar, të pakënaqur apo të frikësuar. Ata humbasin besimin, nuk shkojnë në shkollë dhe ndihen keq. Përballja me “ngacmimin” është shumë e vështirë.
Një nxënës që “ngacmohet” kthehet nga shkolla me veshje të dëmtuar, humbet sendet e përditshme, ka probleme me gjumin dhe shikon ëndrra të këqija. Ndryshon mënyrën e të ushqyerit, largohet nga shtëpia, humb interesin për “shokët”, ka frikë të shkojë në shkollë, braktis aktivitetet, bie në mësime dhe flet për vetëvrasje.
Por, cilët janë protagonistët e “ngacmimit”?
1) Personat që e ushtrojnë atë
2) Janë viktimat që e vuajnë
3) Dhe personat e tjerë, spektatorë, që nuk marrin pjesë në “ngacmim”, por e ndihmojnë atë.
Në vendin fqinj, Itali, fëmijët e përfshirë në “ngacmim” janë të grup-moshës 7 -8 vjeç, deri në 14-18 vjeç. Gjatë 2010, 42 % e fëmijëve kanë qenë subjekt i shakasë “ngacmuese” dhe 12 % viktima të rrahjeve të përsëritura.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “ngacmimi” është quajtur “epidemike”, mbi 16 mijë incidente janë regjistruar në ditë si rezultat “i ngacmimit”, ai nis nga klasa e gjashtë, ndërkohë që në moshën e rritur ka patur dënime penale.
Fenomeni ndodh në klasa, korridore, tualete, apo vende që i shpëtojnë monitorimit të personelit të shkollës. Sjellja arrogante ndeshet në ambjentet publike dhe vende të grumbullimit masiv, ajo që kemi ne në dorë është ta ndalojmë atë.

Re: Ngacmimi në shkolla
Wed 12 Oct 2011 - 15:45
Histori ngacmimi
Emisioni “Pasdite në Top Channel” u fokusua në fenomenin e “ngacmimit”, aq i përhapur në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet shqiptare.
Këto janë tre rrëfime nga nxënës shqiptare që i jetojnë çdo ditë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi