Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shfrytëzoi të fejuarën si prostitutë, arrestohet 21-vjeçari në Lezhë Empty Shfrytëzoi të fejuarën si prostitutë, arrestohet 21-vjeçari në Lezhë

Sat 15 Oct 2011 - 1:34
Shfrytëzoi të fejuarën si prostitutë, arrestohet 21-vjeçari në Lezhë Policia_greke4Një shtetas i dyshuar se ka shfrytëzuar si prostitutë një vajzë të cilës i kishte premtuar fejesë, është arrestuar nga policia e Lezhës.
Pasditen e djeshme, forcat e Sektorit kundër trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Lezhës arrestuan Eduart Markun, i cili akuzohet për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “trafik prostitucioni, mbetur në tentativë”.
Arrestimi ka ndodhur pas denoncimit të bërë nga nëna e një vajze 19-vjeçare nga qyteti i Durrësit. Zyrtarë nga policia e Lezhës kanë bërë të ditur se para një viti 21-vjeçari Marku nga fshati Trashan i Komunës Blinisht të këtij rrethi ishte njohur dhe më pas kishte deklaruar fejesën me shtetasen E.Cani.
Mirëpo pas fejesës, dy të rinjtë kanë bashkëjetuar në Tiranë. Shkëputja e lidhjeve me vajzën ka shqetësuar nënën e adoleshentes, e cila fillimisht është interesuar tek familjarët e djalit. Ndërsa, këta të fundit i kishin thënë se nuk ishin në dijeni të fejesës mes dy të rinjve, e moshuara ka bërë denoncim në polici. Pas hetimeve të bëra nga blutë ka rezultuar se pas “fejesës” Marku e kishte punësuar fillimisht 19-vjeçaren si balerinë nëpër lokale nate. Burimet e mësipërme sqarojnë se më pas studenti e kishte shfrytëzuar për prostitucion adoleshenten nëpër lokale të ndryshme në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Shëngjin sidomos tre muajt e verës.
Policia theksoi se vajza paguhej nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë për çdo seancë seksi me klientë të ndryshëm që ia gjente i “fejuari” i saj. Kohët e fundit, Eduart Marku i kishte nxjerrë dhe pasaportë E. Canit, duke i propozuar që të iknin jashtë shtetit. Sipas hetuesve të çështjes, 21-vjeçari kishte si qëllim trafikimin jashtë vendit të së resë nga Durrësi. Menjëherë pas zbardhjes së ngjarjes, policia ka arrestuar autorin e krimit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi