Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Xhelozia, çfarë të ndërmerret kur frika del nga kontrolli Empty Xhelozia, çfarë të ndërmerret kur frika del nga kontrolli

Sun 16 Oct 2011 - 1:49
Xhelozia, çfarë të ndërmerret kur frika del nga kontrolli Xhelozia-300x255Xhelozinë më shpesh e ndiejnë njerëzit me vetëbesim të pakët, ata me karakter impulsiv, ata që janë të pushtuar me jetën emocionale, personalitetet narcizoidë që kërkojnë më tepër vëmendje dhe ata që kanë frikë nga vetmia. Xhelozia mund të jetë edhe ndjenjë e mësuar, nëse njëri prej prindërve është tepër xheloz dhe në këtë mënyrë edhe fëmijët e mësojnë një sjellje të tillë, si pjesë e pranuar dhe normale në shoqëri. Dallimi ndërmjet xhelozisë normale dhe asaj patologjike dallohet lehtë, ngase përderisa xhelozia normale shkaktohet nga situata konkrete, atë patologjike e shkaktojnë frika irracionale dhe pa kurrfarë baze në fakte. Në lidhjet kur njëri nga partnerët është xheloz patologjik, këshillohet shërimi nga kjo xhelozi, ngase në të kundërtën në mënyrë psikike e maltreton gjysmën tjetër të “shëndoshë”.

Xhelozia sipas mënyrës së mashkullit dhe femrës

Në rastet më të shpeshta, xhelozia shfaqet si pasojë e frikës të humbjes së partnerit. Një dozë e caktuar e xhelozisë është krejt normale dhe tregon se sa shumë i ka mbetur partnerit tjetër deri te kjo lidhje, por përkundër të gjithave, ajo shndërrohet në një helm për lidhjen. Derisa meshkujt janë më të ndjeshëm në shenjat e tradhtisë seksuale, për ç’gjë shpesh bëhen edhe agresiv, si fizikisht e po ashtu edhe verbalisht, femrat janë më të ndjeshme në shenjat e tradhtisë në mënyrë emocionale dhe xhelozinë e tregojnë duke u konfrontuar me partnerin.

Simptomat e xhelozisë patologjike

- Kontrollimi i partnerit disa herë brenda ditës.

- Ndalimi i daljeve apo tentimi i nxitjes për ta brejtur ndërgjegjja partnerin në mënyrë që të mos dalë.

- Akuzimi i rregullt i partnerit në tradhti, pa kurrfarë fakti.

- Propozimet për veshje më pak provokuese, kryesisht nga meshkujt xhelozë.

- Agresivitet fizik.

Parandalimi me analizën e frikës personale

Hapi më i rëndësishëm në tejkalimin e xhelozisë është analizimi dhe pranimi i atyre ndjenjave të këqija. Nëse xhelozia është e paarsyetuar, duhet pranuar pse vjen deri te një gjë e tillë. Më pas duhet punuar në arritjet e sigurisë dhe të vetëbesimit, e për një gjë të tillë nevojitet ndihma e psikologut. Po ashtu, duhet ndërprerë mendimi i skenarëve të zi brenda kokës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi