Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Investimet e emigrantëve Empty Investimet e emigrantëve

Mon 17 Oct 2011 - 16:16

Emigrantët shqiptarë ftohen të investojnë në vendin e tyre përmes një programi që synon nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet diasporës dhe autoriteteve qendrore e vendore për zhvillimin lokal.

"Më rezulton se është shumë e suksesshme në Shqipëri kur emigrantë të caktuar vendosin të kopjojnë formën e biznesit që është aplikuar në vendet ku ata kanë punuar dhe kthehen bashkë me këtë eksperiencë dhe kapitalet e tyre për ta investuar atë në Shqipëri", shprehet Kastriot Sulka, Zv/ministër i Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta.

E organizuar nga IOM dhe Ambasada e Shqipërisë në Belgjikë, në konferencë morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Punës, shoqata të diasporës shqiptare, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal në Shkodër e Kukës, meqënëse vlerësohet se emigrantët shqiptarë në Belgjikë janë kryesisht me prejardhje nga veriu i Shqipërisë.

"Të gjithë pjesëmarrësit janë emigrantë shqiptarë këtu në Belgjikë, investitorë potencialë. Pjesa më e madhe e tyre kanë aktivitetet e tyre këtu, biznese të vogla apo të mesme ose punojnë në industri të ndryshme këtu dhe investojnë në Belgjikë dhe kanë interesin për të investuar në Shqipëri", theksoi Teuta Grazhdani, drejtuese projekti, IOM, në Tiranë.

Belgjika është stacioni i dytë pas Londrës në qershor, ndërkohë që sipas programit do të zhvillohen takime të tilla brenda këtij viti në SHBA, Itali e Greqi, ku vlerësohet se jeton dhe përqindja dërrmuese e emigracionit shqiptar. Deri tani rezulton se emigrantët, pavarësisht dëshirës, mbeten skeptik për sigurinë e investimit të tyre në Shqipëri.

"Ka shumë shqiptarë nga këto dy vende, pra të Anglisë e Belgjikës, që po interesohen për të gjetur modelet se si duhet të futen me investimet e tyre. Prandaj kanë interes të pyesin për klimën, garancitë dhe sigurinë e investimeve, mbrojtjen e tyre, siç kanë edhe kënaqësinë që shprehin vazhdimisht për të investuar në vendin e tyre", shpjegon Thimi Nika, specialist në Institutin Kombëtar të Diasporës pranë Ministrisë së Jashtme.

Të ardhurat kryesore nga emigrantët shqiptarë vijnë në Shqipëri në formën e ndihmës financiare familjare. Por, remitancat e emigrantëve kanë rënë ndjeshem gjatë ketyre 5 viteve te fundit, siç tregojnë studimet e Bankës Botërore.


Përgatiti: Arta Tozaj
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi