- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Investimet gjermane, mbi 90 mln euro në Korçë e Pogradec
Sun 21 Oct 2012 - 21:01
Korça dhe Pogradeci janë qytetet që kanë përfituar rreth 90 milionë euro nga Qeveria gjermane me partnere BE-në dhe Zvicrën për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimeve.
Projekti ka bërë të mundur furnizimin me ujë 24 orë të këtyre qyteteve dhe trajtimin e ujërave të ndotura veçanërisht eliminimin e derdhjes së patrajtuar të tyre në liqenin e Ohrit, ndër pasuritë më të veçanta natyrore në botë.
“Kemi përfunduar fazën e parë që do të vazhdojë me fazën tjetër në të gjitha komunat e fshatrat përreth dy qyteteve. Po ashtu, gjatë bisedimeve që patëm në muajin shtator kemi miratuar fondin për 2 vitet që vijnë, një fond që shkon në rreth 31 milionë euro”,- thotë ambasadorja gjermane Carola Muller Holtkemper.
Për përfitimin e këtyre fondeve rëndësi ka mirë menaxhimi i tyre në zonat ku zbatohen projektet.
“Fondet që janë lëvruar në këto qytete janë mirëmenaxhuar. Dëshmi e kësaj është fakti që bashkëdonatorë kemi Delegacionin e Bashkimit Europian që vë në dispozicion fondet e ‘Ipas’”,- tha ambasadorja.
Krahas 125 mijë banorë që jetojnë në Korçë e Pogradec, ata që përfitojnë nga programi janë edhe një numër i madh turistësh, veçanërisht ata që në sezonin veror pushojnë në Pogradec.
\Shekulli Online\Përgatiti V.H\

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi