Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Durrës, investimet publike dhe ‘kolaudimi’ qytetar Empty Durrës, investimet publike dhe ‘kolaudimi’ qytetar

Tue 10 Apr 2012 - 18:14
Durrës, investimet publike dhe ‘kolaudimi’ qytetar Images11333985310_thumb_baza2237_150Durrës – Viti 2011 shënoi në Durrës disa investime të rëndësishme të bashkisë, veçanërisht në infrastrukturë. Për motive elektorale një pjesë e tyre u “ngushtuan” në pjesën e parë të vitit të kaluar, ndërsa një pjesë tjetër kanë përfunduar ose po i drejtohen fundit tani.

Sidoqoftë, financimet e taksapaguesve që i drejtohen rrugëve, shesheve dhe ndryshimeve në imazhin e qytetit janë të mirëpritura nga qytetarët. Problemi i vërtetë, sidomos për investimet e mëdha, (disa miliarda lekë), lidhet me efikasitetin e tyre në shërbim të taksapaguesve.
Një pjesë e projekteve të zonës qendrore janë realizuar një vit më parë dhe përveç kolaudimit të parashikuar para marrjes në dorëzim nga ana e porositësit i janë nënshtruar tashmë edhe “kolaudimit qytetar”.
Qershorin e kaluar në Durrës ka përfunduar pjesa e dytë e shëtitores bregdetare, e cila për gati 250 metra është shtruar me pllaka të mëdha guri. Përveç ndriçimit dekorativ ajo është shoqëruar edhe me sheshpushime të gjëra, të shtruara me elementë druri, ndërsa një sërë konstruksionesh metalike rreken të krijojnë një hije imagjinare gjatë stinës së nxehtë.
Në këto hapësira që duhet ti shërbenin pushuesve janë afruar shumë pak njerëz. Pjesa tjetër e kanë parë të paarsyeshme ti kolaudojnë pozitivisht këto elementë. Aq më tepër kur shëtitorja bregdetare, investim i vitit 2005, konsiderohet si një nga financimet më të sakta të administratës bashkiake në vite.
Mjaftonte që edhe në realizimin e fundit të ruhej vijimësia e projektit, qoftë në murin me bedena dhe ndriçuesit, qoftë në përzgjedhjen e të njëjtave pllaka, që i kanë rezistuar me sukses “kolaudimit” 7-vjeçar të qytetarëve, pushuesve, vizitorëve dhe turistëve.
Thuajse i njëjti opinion është krijuar edhe për zbatimin e pjesës së parë të projektit Italian për sheshin “Liria”.
Përtej problematikave që lidhen me mjedisin dhe mosmarrëveshjet me myftininë e qytetit, problemet që u shfaqën para se vepra të merrte formën e saj të plotë nuk janë asgjë krahasuar me indiferentizmin e plotë që kanë treguar qytetarët dhe vizitorët për ndryshimet e 12 muajve të fundit.
Jo vetëm në stinët tranzitore, por edhe gjatë sezonit të verës, kur numri i banorëve në Durrës dhe në plazh dyfishohet, sheshi i krijuar pas investimit, si dhe shkallaret përpara Xhamisë së madhe kanë qenë thuajse gjithmonë, krejtësisht të boshatisura.
Vendi që duhet të gumëzhinte nga prania e të rinjve, fëmijëve dhe familjarëve vazhdon të jetë i heshtur. “Kolaudimi qytetar” ka folur pa bujë: mungesa e sheshpushimeve, mungesa e gjelbërimit, mungesa e “rampave” për të lehtësuar ngjitjen e karrocave të invalidëve dhe të sëmurëve paraplegjikë e tetraplegjikë, janë vetëm disa prej minuseve të paralajmëruara për ndryshimin e imazhit 70-vjeçar të sheshit qendror.
Kalimin në këtë hapësirë tani e shmangin edhe banorët e lagjes mbi bibliotekën, të cilët nuk duan të përballen me pjerrësinë e pamotivuar dhe “gungat” që janë shfaqur mbi pllakat e saposhtruara.
Nostalgjia për tre shkallaret e vjetra si dhe për pishat e mëdha në mini-lulishtet mbi rrugë ka ndikuar edhe në angazhimin qytetar për ruajtjen e shatërvanit, shkatërrimi i të cilit sipas projektit duhet të jetë vetëm çështje muajsh.
Zbatimi i një projekti largpamës, që dilte mbi planin rregullues të realizuar në fundin e viteve 1930 do të miratohej gjerësisht nga durrsakët e vjetër dhe të rinj, të cilët për fat të keq nuk panë në investimin e vitit të kaluar asnjë ndryshim pozitiv. Përkundrazi!
Gjatë këtij viti, nota e kolaudimit qytetar ka qenë pakaluese për këtë projekt, i cili është zbatuar ende vetëm në 30 përqind të tij. Megjithëse vepra nuk është marrë ende në dorëzim nga bashkia, duket qartë se problematikat nuk i përkasin cilësisë së punimeve se sa projektit apatik dhe të lodhur, që në fillesë.
Projektet e ndërmarra gjatë vitit 2011 janë të një rëndësie të veçantë për Durrësin, jo për vlerën e investimeve se sa për ndërhyrjet që synojnë zgjidhje afatgjata, veçanërisht për imazhin e ri dhe qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve.
Qytetarëve taksapagues u lind e drejta të gjykojnë për projektin e sapo përfunduar të bulevardit “Dyrrah”, për sheshin para stacionit hekurudhor, që ka marrë emrin “26 dhjetori” apo për super-lulishten që shtrihet paralel me rrugën hyrëse të Durrësit. Ata janë financuesit e vërtetë të projekteve, por fatkeqësisht jo gjithmonë përfitimi ka të njëjtën vlerë me investimin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi