Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Krokodilët “pushtojnë” Tajlandën  Empty Krokodilët “pushtojnë” Tajlandën

Mon 17 Oct 2011 - 16:26
Pas përmbytjeve që kanë përfshirë Tajlandën ditët e fundit, banorët e Ajutahës, në veri të Bangkokut, duhet të përballen tashmë edhe me krokodilët.Qindra ekzemplarë kanë arritur të largohen nga vendet e mbarështimit duke përfituar nga rritja e nivelit të ujrave dhe tashmë janë të lirë në qytet. Autoritetet kanë ofruar 25 euro shpërblim për çdo krokodil të kapur nga banorët e zonës.“Krokodilët duhet të kapen për sigurinë e banorëve. Po bashkëpunojmë me departamentin e peshkimit për të zbuluar se në çfarë zonash ndodhen. Përveç krokodilëve rrezikohemi edhe nga gjarpërinjtë dhe tigrat”, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Vitthaya Buranasiri.

Përmbytjet që përfshinë Tajlandën janë më të rëndat e dhjetëvjeçarëve të fundit dhe kanë prekur 1/3 e territorit të vendit duke shkaktuar rreth 300 të vdekur.

Mësohet se ujrat kanë arritur edhe qendrën e Bangkokut me 12 milionë banorë. Për momentin aeroporti ndërkombëtar është ende në funksionim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi