Celine Dion: Djali im është mrekulli
Wed 17 Feb 2010 - 14:56
Ylli i muzikës Celine Dion e ka përshkruar djalin e saj nëntëvjeçar si ‘mrekulli’.
Këngëtarja e hitit “My Heart Will Go On”, e cila së fundi tentoi për të pestën herë të mbetet shtatzënë me trajtim IVF (fekondim in-vitro), thotë se ajo shpreson se ata do të kenë ‘fat’ dhe do të jenë në gjendje t’i japin djalit René-Charles një motër/vëlla.
“Nuk është dështim. Është jeta. Kur mendoni për këtë, Rene-Charles, djali im, është një fëmijë i mrekullueshëm. Për ne, ne ishim shumë me fat që e kishim atë që në tentimin e parë”.
“Ne ishim shumë me fat atëherë, andaj sigurisht kur provoni pesë herë, dhe kjo herë është e pesta, njerëzit mendojnë se diçka nuk është në rregull, por nëse shikon në vetë dukurinë, po thuajse është normale”, ka thënë Dion./
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi