Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Angli, zbardhet identiteti i shqiptarit  Empty Angli, zbardhet identiteti i shqiptarit

Thu 20 Oct 2011 - 14:23
Angli, zbardhet identiteti i shqiptarit  Londer-policeËshtë zbardhur identiteti i shtetasit shqiptar që humbi jetën pasi u hodh nga treni i linjës Londër-Bruksel.

Sipas informacioneve të fundit, viktima është shtetasi Qemal Tocilla, 22 vjec, me origjinë nga Kukësi dhe banues në Tiranë.

Identieti i të riut u zbulua me ndihmën e ambasadës shqiptare në Londër.

22-vjecari u hodh nga treni “Eurostar”, që udhëtonte me 110 kilometra në orë, pasi hapi derën e emergjencës. Ai po kthehej në Belgjikë pasi i ishte refuzuar qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Së fundmi qeveria britanike ka përforcuar masat ndaj emigrantëve, me qëllim vënien nën kontroll të fluksit të klandestinëve.

Disa ditë më parë nëntë shqiptarë u kapën pasi po tentonin të hynin ilegalisht në territorin britanik, të fshehur në një kamion me targa rumune që transportonte mobilje për kompaninë suedeze IKEA.

Në një fjalim të mbajtur rreth një javë më parë, kryeministri David Cameron tha se qeveria e tij kërkon që emigrantët të mos shndërrohen në barrë për taksapaguesit.

Gjithashtu, qeveria aktuale britanike do të ndalojë marrjen e testeve të patentave të makinës në gjuhë të huaja.

Shkaku për këtë është frika në rritje se dhjetëra persona që kanë marrë patentat nuk dinë të lexojnë shenjat e rrugëve të shkruara në anglisht.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi