Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nivel i lartë i duhanpirjes në Shqipëri, 40 %. Ekspertët: Të penalizohen edhe individët Empty Nivel i lartë i duhanpirjes në Shqipëri, 40 %. Ekspertët: Të penalizohen edhe individët

Mon 24 Oct 2011 - 15:50
Nivel i lartë i duhanpirjes në Shqipëri, 40 %. Ekspertët: Të penalizohen edhe individët Smoking1-120x90Duhapirja në Shqipëri është në nivele të larta, ku rreth 40 % e popullsisë konsumojnë duhan. Ndërkohë edhe pse ligji për ndalimin e duhanit në ambjentet publike ka 4 vite që ka hyrë në fuqi, zbatimi i tij nuk është efektiv. Ligj konsiderohet i mirë, për më tepër baza ligjore me nënshkrimin e Konventës Ndërkombëtare për Luftën kundër Duhanit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë është hap i rëndësishëm, por në të duhet të bëhen disa ndryshime sikurse penalizimi i individëve për zbatueshmërinë e tij.

Ndërkohë, kryeinspektori i Anglisë, Joan Gray, i cili ndodhet në Shqipëri për të parë funksionimin e këtij ligji, thotë se “nuk duhet të presim shumë nga inspektorët sanitarë, por menaxherët e lokaleve të cilët duhet të jenë ata që duhet t’u thonë njerëzve të mos e pinë duhanin”. “Ajo që ne dimë për vendet e sukseshme në luftën ndaj duhanit është që duhet të jetë përgjegjwsia e menaxherëve të lokaleve apo ambjenteve të tjera që ligji të bëhet i zbatueshëm. Në fakt, kur shkon në një restorant apo bar t’i pret që të jetë menaxheri i këtij restoranti që ta bëjë vendin me higjenë të sigurtë, ndaj duhet të jetë ai që të bëjë të mundur që njerëazit aty të mos pinë duhan. Dhe ata duhet të penalizohen nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë”.

Megjithatë, ai pranon se edhe pse zbatimi i ligjit le shume per te deshiruar, në 4 vite të hyrjes në fuqi kanë ndryshuar shumë gjëra. “Edhe ne kemi qenë të pasukseshëm. Pastaj Irlanda, që ishte vendi i parë pa duhan që na dha një shembull shumë të mirë. Ne u habitëm; Irlanda?! Ky është një vend ku njerëzit luftojnë njëri-tjetrin dhe si do ta zbatojnë një ligj si ky. Por njerëzit e kuptuan sesa i rëndësishëm është ky ligj dhe kjo na dha besim. Në fakt Shqipëria duhet të ketë besim dhe duhet të shohë dhe vendet e tjera që edhe pse nuk pihet duhan ka restorante të mira, bare të mira ku të gjithë shkojnë”, tha Gray. Por, nga ana tjetër, ai këshillon që qeveria duhet të ketë besim tek inspektorët e saj sanitarë dhe kështu do të ketë ambjente pa duhan.

Pse nuk zbatohet ligji?

Moszbatimi i ligjit ndodh për sërë arsyesh që janë disa konfuzioni i përgjegjësive të inspektoriateve zbatuese të ligjit, mosangazhim i Policisë Bashkiake dhe Komunale në vjeljen e gjobave, inspektoriati sanitar nuk ka patur efektivitet, por e ka matur punën e tij nëpërmjet proces-verbaleve dhe jo gjobave, trajtim i diferencuar midis subjekteve, etj. Por, disa nga faktorët që ligji nuk zbatohet është pikërisht thyerja e tij nga vetë inspektorët sanitarë, apo ministra e deputetë, për më tepër pirja duhan në ambjentet institucionet shëndetësore dhe shtetërore, sipas Shoqatës “Për Shqipëri pa duhan”.

Ndërkohë, koordinatori i programit Kombëtar për luftën ndaj Duhanit, Roland Shuperka, thotë se ligji për ndalimin e duhanit është shumë i mirë por ai ka nevojë për ndryshime në dy nene me qëllim që të bëhet më i zbatueshëm, si dhe duhet të hiqet konfuzioni i përgjegjësive ndërmjet inspektoriateve që ndjekin zbatimin e ligjit antiduhan në ambjentet e mbyllura. Kështu, sipas tij, në nenin për ndalimin e duhanpirjes në ambjentet publike mendohet të sugjerohet që pernalizimet për moszbatimin e ligjit të jenë dhe individuale. Aktualisht, ligji ka mungesë neni të tillë. Ndërsa, me ndryshimin që propozohet, parashikohet penalizimi i menaxherit të lokalit, apo personit më të lartë drejtues të institucionit, si dhe vetë personi që e thyen ligjin.

Por, nga ana edhe pse gjobat janë vendosur, ato nuk janë vjelë, ç’ka ka ndikuar në mozbatimin e ligjit. Ndërsa edhe vetë fletët e gjobave nuk kanë vlerë monetare në to, çka krijon premisa për abuzime.

Ndërkohë, ekspertët propozojnë rritje të taksave për duhanin në mënyrë që të arrijnë nivelet e Bashkimit Evropian, duke e parë këtë si një masë për ulje të konsumit të duhanit. Aktualisht një duhanpirës derdh 70 lekë për një paketë duhani në buxhetin e shtetit, kundrejt 50 lekë në vitin 2008. Por taksat qëndrojnë ende më pak se 2/3 e çmimit të pakicës. Sipas Bankës Botërore, rritja mesatare e çmimit prej 10 % e paketës së cigareve do të ulte konsumin me rreth 8 % në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ndërkohë, në vend rreth 1.5 milion dollarë shpenzohen në ditë për të blerë produkte duhani.

Duhanpirja në vend

Studimet e ndryshme tregojnë se 40 % e popullsisë shqiptare pi duhan, duke u rendirur kështu në vendet me përqindjen më të lartë të duhanpirjes; 60 % e meshkujve dhe 18 % e femrave, shifër me tendencë rritje, konsumojnë duhan. Rreth 4 në 10 persona në vend janë duhapirës, me një shifër përllogaritjeje prej 900 mijë duhanpirës në vend.

Ndërsa, numri mesatar i cigareve të pira në ditë është 19.7 cigare dhe në një vit 6 mijë ton cigare.

Në moshën 13-15 vjeç, 14 % e kësaj grupmoshe konsumon duhan dhe njëkohësisht studentët e vitit të tretë të fakultetit të mjekësisë 4 në 10 studentë pijnë duhan, që konsiderohen shifra të larta. Ndërsa në Tiranë, 26.9 % e djemve pijnë duhan dhe 12.2 % e vajzave, në qytete të tjera të vendit, 19.1 % ëe djemve dhe 7.9 e vajzave pijnë duhan dhe në fshat, janë 13.4 % e djemve dhe 3.1 % e vajzave. Më shumë se 5 në dhjetë nxënës kanë provuar duhanin me një mesatare 50.3 %, ose 65.6 % e djemve dhe 37.4 % e vajzave. Ndërsa 33.2 % e atyre që konsumojnë duhan e kanë filluar atë para moshës 10 vjeç. Ndërkohë që fëmijët e prindërve duhanpirës janë të rrezikuar tre herë më shumë që të bëhen duhanpirës. Në vend, rreth 3300 persona vdesin çdo vit si shkak i duhanpirjes.

Duhani, dëmet në shëndet
Gjatë ndezjes së cigares në tymin e krijuar prodhohen një numër shumë i madh lëndësh biokimike. Me teknikat e ndërlikuara bashkëkohore janë përcaktuar rreth 400 lëndë të tilla, 43 prej të cilave janë me përbërje kancerogjene. Në bazë të studimeve të bëra lëndët më të dëmshme janë ato me veprim të fortë kancerogjen si katrani e benzopireni.

Ndërkohë, krahas mënyrës tradicionale të pirjes së duhanit përmes djegies së tij, përdoret edhe përtypja me dhëmbë e gjetheve të lagura të duhanit, përmes të cilës nikotina kalon në organizëm. Njerëzit që pijnë duhan janë më të prekshmën ndaj sëmundjeve. 55 sëmundje të ndryshme zhvillohen në mënyrë të menjëhershme nga pirja e duhanit.

Kështu në sistemin vaskular shfaqen rreth 13 sëmundje, në sistemin respirator rreth 15, në sistemin tretës 5 sëmundje, në sistemin nervor 5, në sistemin urogenital 10 sëmundje, në atë të gjakut dhe kockor 2 lloje sëmundjesh.

Bima e duhanit e njohur me emrin “Tobaku” nga fiset Maja të Amerikës Qendrore, erdhi në Europë nga Francesko Pace, i cili në 1492 e solli në Portugali. Më pas, këtë bimë, ambasadori francez ia dërgoi mbretëreshës së Francës Katerina de Medicini, e cila vuante nga migrena. Kjo bimë në fillim u quajt bima e “dehjes”.

Ajo u përhap shpejt në Europë dhe më tej në Turqi, Marok dhe deri në Japoni. Kështu, duhani para 4 shekujsh përdorej vetëm nga një numër i kufizuar njerëzish, ndërkohë që fillimet e shekulli XX-të nisi të konsumohej në masë.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Nivel i lartë i duhanpirjes në Shqipëri, 40 %. Ekspertët: Të penalizohen edhe individët Empty Re: Nivel i lartë i duhanpirjes në Shqipëri, 40 %. Ekspertët: Të penalizohen edhe individët

Mon 24 Oct 2011 - 17:25
"Duhanpirja në vend

Studimet e ndryshme tregojnë se 40 % e popullsisë shqiptare pi duhan, duke u rendirur kështu në vendet me përqindjen më të lartë të duhanpirjes; 60 % e meshkujve dhe 18 % e femrave, shifër me tendencë rritje, konsumojnë duhan. Rreth 4 në 10 persona në vend janë duhapirës, me një shifër përllogaritjeje prej 900 mijë duhanpirës në vend.

Ndërsa, numri mesatar i cigareve të pira në ditë është 19.7 cigare dhe në një vit 6 mijë ton cigare.

Në moshën 13-15 vjeç, 14 % e kësaj grupmoshe konsumon duhan dhe njëkohësisht studentët e vitit të tretë të fakultetit të mjekësisë 4 në 10 studentë pijnë duhan, që konsiderohen shifra të larta. Ndërsa në Tiranë, 26.9 % e djemve pijnë duhan dhe 12.2 % e vajzave, në qytete të tjera të vendit, 19.1 % ëe djemve dhe 7.9 e vajzave pijnë duhan dhe në fshat, janë 13.4 % e djemve dhe 3.1 % e vajzave. Më shumë se 5 në dhjetë nxënës kanë provuar duhanin me një mesatare 50.3 %, ose 65.6 % e djemve dhe 37.4 % e vajzave. Ndërsa 33.2 % e atyre që konsumojnë duhan e kanë filluar atë para moshës 10 vjeç. Ndërkohë që fëmijët e prindërve duhanpirës janë të rrezikuar tre herë më shumë që të bëhen duhanpirës. Në vend, rreth 3300 persona vdesin çdo vit si shkak i duhanpirjes."


Keshtu eshte kur s'e kane mendjen per gje tjeter!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi