Vërtetime false për gjakmarrje, procedim penal kryebashkiakut të Koplikut e komunarit të Postribës
Mon 24 Oct 2011 - 18:16
Rritja e numrit të azilkërkuesve dhe rrezikimi i liberalizimit të vizave për Shqipërinë ka vënë në lëvizje policinë e shtetit. Drejtoria e policisë së Shkodrës ka bërë të ditur nisjen e procedimit penal ndaj Faz Shabaj Kryetar i Komunës Postribë, Qarku Shkodër dhe Ramadan Likaj Kryetar i Bashkisë Koplik, rrethi Malësi e Madhe. Dy krerët e Komunave Postribë dhe Koplik akuzohen se duke shfrytëzuar postet e tyre drejtuese kanë lëshuar vërtetime te falsifikuara hasmërie. Personat e pajisur me këto dokumente kanë udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian dhe kanë kërkuar azil për shkak të gjakmarrjes. Nga hetimet ka rezultuar se këto vërtetime janë lëshuar pa u mbështetur në ndonjë bazë ligjore dhe në shumicën e rasteve të falsifikuara, pasi personat për të cilët ishin lëshuar këto vërtetime nuk figuronin të ishin në hasmëri apo gjakmarrje. Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë hetimet për zbulimin e të gjithë personave të implikuar, ndërkohë dy krerët e Komunave Postribë dhe Koplik akuzohen se kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi