Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

             Vrasja e Maries për gjakmarrje Empty Vrasja e Maries për gjakmarrje

Thu 21 Jun 2012 - 14:45
             Vrasja e Maries për gjakmarrje PAJTUESI-21_tn_15Vrasja e ndodhur një javë më parë, ku mbeti e vrarë për motive gjakmarrje Marie Qukaj 17 vjeç, së bashku me gjyshin e saj, Kolë Qukaj, më shumë se një krim i dyfishtë ka qenë një vrasje e paralajmëruar, pasi sipas drejtuesve të Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve në Shkodër është tentuar disa herë që dy familjet Prroi dhe Qukaj të pajtohen, por familja Prroi nuk ka pranuar.

"Krahas një suksesi që kemi patur në kuadër të pajtimeve të gjaqeve, por edhe të mbylljeve të konflikteve dhe mosmarrëveshjeve, kemi patur edhe një sërë familjesh që nuk kemi arritur t'i pajtojmë", thotë Mustafa Daia, pajtues gjaqesh.

Ajo qe mbetet shqetësuese sipas drejtuesve të Shoqates së Pajtimit eshte fakti se ne Shkoder jane te shumta familjet ne gjak, qe nuk po pranojne te pajtohen duke pritur vetëgjygjësinë për të vrarë në emër të gjakmarrjes.

Tiranë, tubim për Marian

Qindra qytetarë morën pjesë në tubimin homazh të organizuar nga aktivistë të shoqërisë civile kundër fenomenit të gjakmarrjes.

Të pranishmit mbanin në duar foto të Marias, 17-vjeçares e ekzekutuar në emër të Kanunit së bashku me gjyshin e saj 70-vjeçar, pak ditë më parë në Dukagjin.

Qytetarët vendosën tufa me lule dhe ndezën qirinj pranë foto-homazhit të Marias, ndërsa organizatorë të lëvizje apeluan për ndërgjegjësim të shoqërisë dhe strukturave shtetërore për ndaljen e fenomenit të dalë duarsh prej ligjeve dhe vetë Kanunit.

Pjesë e tubimit mes qytetarëve ishte edhe ambasadori amerikan në Tiranë, zoti Aleksander Arvizu.


Atje ku 17-vjeçarja u vra në emër të Kanunit

Fatkeqësisht jemi mësuar në Shqipëri që marrjen e gjakut mos ta shohim si vrasje, por si një zakon të përhershëm përgjithësisht brutal ama të pranuar.

Vrasja e Kol Qukaj do të kishte kaluar po aq pa u vene re, sikur mos të ishte vrarë dhe mbesa e tij 17-vjeçare.

Rruga për në vendngjarje është rreth tre orë e gjysem nga Shkodra. Mes malesh, një ngastër e vogël misri u be skena makabre e rradhës.

Kamerat e “Top-Channel” mbërritën në familjen Qukaj, që vajton humbjen e dy anëtarëve të saj në atë pritë të pabesë. Rrugës, halla e Maries, që shoqëroi kamerat për më shumë se dy orë, përsërit vazhdimisht se i vjen keq për babanë e vrarë, por mbi të gjitha i pikëllon në shpirt vdekja e 17-vjeçares.

Një femër që vritet është njëra nga shkeljet e bëra Kanunit! Tjetra është që nëse vrasja është bërë për të marrë gjak, gjakësi nuk ka çuar fjalë per autorësinë e veprës. Maria duhej të ishte në plazh, por rreziku i skamjes e beri të largohej nga shtëpia e saj në periferi të Shkodrës dhe të ngjitej në mal tek gjyshi.

Databaza zyrtare e ngujimit

Policia e Shtetit ka të evidentuara 200 familje në hasmëri për qarkun e Shkodrës, Pukës dhe Malësisë se Madhe, prej te cilave rezultojne, sipas Zyres se Informacionit te Perpunimit Kriminal, 116 persona te ngujuar.

Per here te pare, Policia e Shtetit prodhon nje dokument zyrtar, te tille per te treguar situaten qe vjen si pasoje e konflikteve dhe gjakmarrjes.

Ky dokument sipas informacioneve te mbledhura ne rruge operative nga agjentet e policise kriminale, evidentojne se per qarkun e Shkodres ndodhen te ngujuara 48 familje, me 116 pjesetare, prej te cileve 21 femije nuk shkojne ne shkolle per shkak te ngujimit, ndersa dy te rinj kane nderprere studimet e larta, po per shkak te gjakmarrjes.

Ajo qe vihet re nga databaza e Policise se Shtetit eshte se per Qarkun e Pukes jane 47 familje ne hasmeri, prej te cilave asnjera prej tyre nuk eshte evidentuar si e ngujuar, nderkohe qe pjesa me e madhe e ketyre hasmerive rezultojne neper komuna. Ne dokumentin që Top Channel disponon, evidentohen te dhenat familjare te te dyja familjeve, qe jane ne gjakmarrje si e familjes se ngujuar edhe e familjes tjeter, mosha e meshkujve te ngujuar, vitet kur ka nisur gjakmarrja dhe shkaku, se perse secila prej familjeve perkatese ndodhet ne gjakmarrje.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi