- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Pranga vëllezërve, vranë për gjakmarrje
Mon 11 Jun 2012 - 22:53
Polica e Burrelit ka arrestuar Plarent Përlala, i dyshuar për vrasjen e 24-vjeçarit, Nik Tuci, më 9 qershor. Plarent Përlala u arrestua në malet e Burrelit, ku qëndronte i fshehur.
Ndërkohë, më parë është vënë në pranga edhe vëllai i tij, Fatmir Përlala. Dy vëllezërit akuzohen për vrasjen e shtetasit, Nik Tuci, i cili ishte 24 vjeç, dhe është ekzekutuar me armë zjarri në Rubik.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 9 qershorit në një lokal në qytet, kur i riu Nik Tuci është qëlluar me armë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në lidhje me shkakun e ekzekutimit policia dyshon se motiv i krimit ka qenë gjakmarrja, por vijojnë hetimet për qartësimin e ngjarjes. /E.L/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi