Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Lafetaj agjent i firmës së vëllezërve “Frroku”, i ati: S’e dinim me çfarë merrej Empty Lafetaj agjent i firmës së vëllezërve “Frroku”, i ati: S’e dinim me çfarë merrej

Tue 27 Aug 2013 - 11:34
Nuk e di se çfarë ka bërë në të kaluarën e tij djali im, sepse ka jetuar jashtë”. Këto janë fjalët që dyshohet se ka thënë para strukturave të policisë Pjetër Bendo, babai i 37-vjeçarit të ekzekutuar mbrëmjen e së premtes në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë me dije se babai i Elidon Lafetajt (Elio Bendo) është shprehur para oficerëve të policisë se nuk ka dijeni se djali i tij ka qenë i përfshirë në situata kriminale. Policia sqaron se dëshmia e babait të 37-vjeçarit, nuk ka dhënë shumë detaje që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së disa ditëve më parë në Tiranë.
Lafetaj agjent i firmës së vëllezërve “Frroku”, i ati: S’e dinim me çfarë merrej 4vl1df
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Pjetër Bendo ka pohuar se djali i tij nuk ka shfaqur asnjëherë probleme. Sipas uniformave blu, Bendo është shprehur se djali i tij ka pasur një jetë të rregullt dhe se nuk ka pasur konflikte me njeri, as nuk është kërcënuar nga askush gjatë kohës së qëndrimit të tij në Shqipëri. Po të njëjtat burime nga policia bëjnë me dije se i ati i 37-vjeçarit është shprehur se nuk ka dijeni për shumë detaje për jetën e birit të tij. “Nuk di se çfarë ka bërë Elidoni në jetën e tij, sepse ai ka jetuar jashtë për shumë kohë”, - ka pohuar babai i Elidon Lafetajt para oficerëve të policisë.
/Balkanweb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi