- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Nëna e Amy-t: E dinim se do të vdiste, nuk na befasoi
Tue 26 Jul 2011 - 14:50
Këngëtarja e ndjerë Amy Winehouse ditëve të fundit ishte në gjendje të vështirë pasi që i dashuri i saj Reg Traviss e kishte lënë. Se e ndërpret lidhjen me të, ai i tregoi disa ditë para se Amy muajin e kaluar të paraqitej në klinikën rehabilituese, shkruan “Daily Mail”.
Por, edhe përkundër se e kishte lënë Reg ishte në mesin e atyre që këngëtares kontroverse përpiqeshin t’i ndihmonin që të heq dorë nga droga dhe alkooli. Siç shkruan “Daily Mail”, Reg e kuptoi se Amy nuk mund ta kontrollojë veten dhe për këtë vendosi të ndahet.
Gjatë kontrollit policor të banesës së Amy-t në Camden, para ndërtesës ishin vetëm Reg Traviss, truproja e Amy-t, dhe mikja e afërt këngëtares, Aisleyne Horgan-Wallace e cila nga pikëllimi dhe emocionet ishte rrëzuar për toke. Anëtarët e familjes së saj janë shumë të tronditur nga vdekja e saj.
Vdekja, çështje kohësh
Nëna e Amy-t, Janis gazetarëve iu tha se “ishte vetëm çështje kohe”, kur do të vdiste ajo. “Dukej aq keq. Dhe që vdiq ‘aq papritmas’ nuk më befasoi”, tha Janis Winehouse. Nëna e saj shtoi se ndihet mirë që të premten e fundit të jetës së saj e kaluan së bashku. Tha se me të arritur Amy e kishte puthur në faqe dhe i kishte thënë se e do.
“Ato fjalë të fundit që m’i tha, përjetë do t’i kujtoj”, tha nëna e tronditur. Babai i saj, Mitch, ishte në rrugë për në Nju-Jork, ku do të duhej të performonte në një “jazz” festival, por organizatorët njoftuan për mungesën e tij.
Mitch Winehouse edhe më para kishte parashikuar se Amy mund të vdiste nëse nuk ndalet së piri alkool dhe të drogohej. Vdekjen e vajzës e komentoi shkurt duke thënë se “nuk do të thyhet”.
“Po shkoj në shtëpi. Më duhet të jem me Amy-n tim dhe nuk guxoj të thyhem. Familjes i nevojitem”, tha ai.
Bota e humbi artisten e mirëfilltë
“Ju lutem më thoni që lajmi për vdekjen e Amy-t nuk është i vërtetë”, e kishte shkruar Dita Von Tesse në “Twitter” dhe shtoi se është shumë e pikëlluar. Ajo shpreson se Amy tani e ka gjetur paqen.
Njëjtë e ka shkruar edhe Ashton Kutcher, ndërsa Pink e shkroi se është e tronditur nga vdekja e Amy-t dhe se gjithmonë do ta kujtojë talentin e saj. Jared Leto e kishte shkruar në bllogun e tij se “bota e ka humbur artisten e mirëfilltë”.
Kelly Osborune tha se momentalisht nuk mund të merr frymë nga qarja. Ajo potencon se e ka humbur njërën nga miket më të mira. Ronnie Wood nga “Rolling Stones” ia kushtoi Amy-t emisionin e tij në radio. Ai tha se këngëtarja e ndjerë i ishte mike e mirë dhe kishte kaluar me të momente të paharruara.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi