Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A do t'ia dinim vleren shpirtit sikur ta blinim me para? Empty A do t'ia dinim vleren shpirtit sikur ta blinim me para?

Mon 19 Dec 2011 - 1:10
Shpirti, ky emër i vjetër por i pavjetruar, shfaqet prapë në botën që jetojmë por që s’është e jona. Shpirti që nga dijetarët tradicionalë cilësohej si uji në tëndafil, si zjarri në thëngjill, si vaji në ulli, në kohën e konsumizmit edhe pse nuk njihet, nuk quhet fshehtësi.

Gjykuam se mendja dhe truri ynë janë komponentet tona më të rëndësishme, por harruam se nga erdhi ky gjykim. Duke u përpjekur ta zotërojmë botën para se ta zotërojmë veten, harruam se ç’do të thotë prania e vetes në botë. Harresa na bëri t’i studijojmë retë pa menduar për qiellin, degët pa menduar për rrënjën, syrin pa menduar për dritën, derisa vetmia zbriti ne thellsinë e zemrave dhe na pikëlloi për të kaluarën e na bëri me ankth për të ardhmen. Nga ndjenja e padurueshme e kësaj vetmie u detyruam t’i pyesim teologët modernë për shpirtin, por feja e tyre e reduktuar në produkt kulturor të kohës, nuk na dha përgjigje, por thjeshtë na ndaloi të bënim pyetje. Sidoqoftë, shpirti nuk u qetësua dhe nuk do të qetësohet kurrë me ushqimet e trupit. Çdo dashuri ka epsh por çdo epsh nuk është dashuri, prandaj dhimbjet dhe vuajtjet që shkakton dashuria, nuk shërohen me asnjë kënaqje epshore. Dehja e dhimbjes nuk është shërimi i saj. Dashuria i takon shpirtit dhe epshi trupit, ndërkaq të dyja bashkë i takojnë njeriut që edhe në globalitet mund të pyes: A do t’ia dinim vlerën shpirtit sikur ta blinim me para? Edhe kjo, njëlloj si shpirti, pyetje e vjetër që kërkon përgjigje të re. Por, para se të merrnim përgjigje, me një ekzaminim shumë të kujdesshëm do të vërenim se jorastësisht, botës ku jetojmë i kemi zhveshur konceptin e universalizmit, për ta reduktuar në globalizëm. Globalizimi nënkupton vetëm globin, ndërkaq universalizmi rrjedh nga UNI që na e kujton njëshin. Njëshi na kujton vetëm një realitet të ekzistencës. Gjithçka buron nga Njëshi dhe i kthehet Atij. Tërndafili mbetet pa ujë, thëgjilli pa zjarr, ulliri pa vaj dhe shpirti pa fshehtësitë e të djeshmes dhe të nesërmes duke marrë përgjigjen: “…sot ta kemi hequr perden dhe po sheh qartë…” (50:22).

Fatmir Muja


Edituar për herë të fundit nga Aииå në Mon 19 Dec 2011 - 14:38, edituar 1 herë gjithsej
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

A do t'ia dinim vleren shpirtit sikur ta blinim me para? Empty Re: A do t'ia dinim vleren shpirtit sikur ta blinim me para?

Mon 19 Dec 2011 - 14:37
nrm...do kisht cmim sh te lart...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi