Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

A DO T’IA DINIM VLERËN SHPIRTIT SIKUR TA BLINIM ME PARA? Empty A DO T’IA DINIM VLERËN SHPIRTIT SIKUR TA BLINIM ME PARA?

Sun 3 Jun 2012 - 21:08
Shpirti, ky emër i vjetër por i pavjetruar, shfaqet prapë në botën që jetojmë por që s’është e jona. Shpirti që nga dijetarët tradicionalë cilësohej si uji në tëndafil, si zjarri në thëngjill, si vaji në ulli, në kohën e konsumizmit edhe pse nuk njihet, nuk quhet fshehtësi. Gjykuam se mendja dhe truri ynë janë komponentet tona më të rëndësishme, por harruam se nga erdhi ky gjykim. Duke u përpjekur ta zotërojmë botën para se ta zotërojmë veten, harruam se ç’do të thotë prania e vetes në botë. Harresa na bëri t’i studijojmë retë pa menduar për qiellin, degët pa menduar për rrënjën, syrin pa menduar për dritën, derisa vetmia zbriti ne thellësinë e zemrave dhe na pikëlloi për të kaluarën e na bëri me ankth për të ardhmen. Nga ndjenja e padurueshme e kësaj vetmie u detyruam t’i pyesim teologët modernë për shpirtin, por feja e tyre e reduktuar në produkt kulturor të kohës, nuk na dha përgjigje, por thjeshtë na ndaloi të bënim pyetje. Sidoqoftë, shpirti nuk u qetësua dhe nuk do të qetësohet kurrë me ushqimet e trupit. Çdo dashuri ka epsh por çdo epsh nuk është dashuri, prandaj dhimbjet dhe vuajtjet që shkakton dashuria, nuk shërohen me asnjë kënaqje epshore. Dehja e dhimbjes nuk është shërimi i saj. Dashuria i takon shpirtit dhe epshi trupit, ndërkaq të dyja bashkë i takojnë njeriut që edhe në globalitet mund të pyes: A do t’ia dinim vlerën shpirtit sikur ta blinim me para? Edhe kjo, njëlloj si shpirti, pyetje e vjetër që kërkon përgjigje të re. Por, para se të merrnim përgjigje, me një ekzaminim shumë të kujdesshëm do të vërenim se jorastësisht, botës ku jetojmë i kemi zhveshur konceptin e universalizmit, për ta reduktuar në globalizëm. Globalizimi nënkupton vetëm globin, ndërkaq universalizmi rrjedh nga UNI që na e kujton njëshin. Njëshi na kujton vetëm një realitet të ekzistencës. Gjithçka buron nga Njëshi dhe i kthehet Atij. Tërndafili mbetet pa ujë, thëgjilli pa zjarr, ulliri pa vaj dhe shpirti pa fshehtësitë e të djeshmes dhe të nesërmes duke marrë përgjigjen: “…sot ta kemi hequr perden dhe po sheh qartë…” (50:22).
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

A DO T’IA DINIM VLERËN SHPIRTIT SIKUR TA BLINIM ME PARA? Empty Re: A DO T’IA DINIM VLERËN SHPIRTIT SIKUR TA BLINIM ME PARA?

Mon 4 Jun 2012 - 15:07
Nese nuk ja dime vleren shpirtit dhe vet jetes sone nuk do ja dim vleren asgjes ne kete bote.
Disa gjera ne jete nuk blihen me para!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

A DO T’IA DINIM VLERËN SHPIRTIT SIKUR TA BLINIM ME PARA? Empty Re: A DO T’IA DINIM VLERËN SHPIRTIT SIKUR TA BLINIM ME PARA?

Mon 4 Jun 2012 - 15:10
...atehere s'do t'i'a dinim vleren shpirtit!
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

A DO T’IA DINIM VLERËN SHPIRTIT SIKUR TA BLINIM ME PARA? Empty Re: A DO T’IA DINIM VLERËN SHPIRTIT SIKUR TA BLINIM ME PARA?

Mon 4 Jun 2012 - 15:51
Fatkeqsisht ka shuuuum njerez qe lindin jetojn dhe vdesin dhe perseri nuk ja din vleren shpirtit.. po AS qe edin pse kan ardhur ne ket bote e as nuk edin se cfar kerkohet nga ato .. dhe as qe edin se ku duhet te shkojn...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A DO T’IA DINIM VLERËN SHPIRTIT SIKUR TA BLINIM ME PARA? Empty Re: A DO T’IA DINIM VLERËN SHPIRTIT SIKUR TA BLINIM ME PARA?

Tue 5 Jun 2012 - 15:15
Kush tha se tani ja dime!!
Sponsored content

A DO T’IA DINIM VLERËN SHPIRTIT SIKUR TA BLINIM ME PARA? Empty Re: A DO T’IA DINIM VLERËN SHPIRTIT SIKUR TA BLINIM ME PARA?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi