Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Burrë e grua masakrojnë me thikë tregtarin Empty Burrë e grua masakrojnë me thikë tregtarin

Wed 26 Oct 2011 - 16:43
Burrë e grua masakrojnë me thikë tregtarin Carabinieri-manetteSenigallia, 25 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Dy shqiptarë, një burrë dhe një grua u arrestuan nga policia italiane të akuzuar se kanë vrarë Luigi Taurinon, një tregtar puljez 35 vjeçar i gjetur i masakruar me thikë të enjten e kaluar në Passo Ripe të Senigallia, afër banesës së tij.

Taurino ishte me origjinë nga Foggia, por prej vitesh jetonte në Passo Ripe, me gruan dhe djalin e tij.

Gjatë kësaj kohe ai kishte hapur dhe mbyllur disa aktivitete, pasi kishte drejtuar një dyqan mishi në një qendër tregtare, ai kishte hapur një tjetër afër Marzocca.

Ndërkaq i vëllai i viktimës është i pandehur në Ankona për një proces lidhur me shfrytëzim prostitucioni së bashku me një punonjës policie, ndërsa vetë Taurino kishte disa precedentë të vegjël penal.

Mbrëmjen e 20 tetorit vrasësit i kanë ngritur një pritë të vërtetë, pasi burri u sulmua në një vend tjetër nga ai ku u gjet i pajetë, shumë pranë banesës së tij.

Kufoma kishte një prerje të thellë në fyt ndërsa disa prerje të tjera në fytyrë.

Ndaj shqiptarëve kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që i çuan në kryerjen e këtij akti, ndërsa janë hedhur dyshime lidhur me veprimtarinë e tij dhe të vëllait të pandehur.

a.y/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi