Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ekzekutohen burrë e grua Empty Ekzekutohen burrë e grua

Tue 7 Jan 2014 - 21:39
Ekzekutohen burrë e grua Kufome%20e%20vdekurDy persona janë gjetur të vdekur sonte, në aksin rrugor Voskopojë-Korçë. Kufomat janë burrë e grua, Delimon Mecollari dhe bashkëshortja e tij, Daniela, të cilët janë vrarë në fshatin Gjonomadh të Korçës. Nga burimet paraprake, mësohet se autori i ngjarjes është shtetasi Bashkim Lakollari, i cili dyshohet t’i ketë vrarë me armë zjarri. Sipas policisë, Lakollari ka ekzekutuar fillimisht çiftin e bashkëshortëve dhe më pas i ka hedhur ata në anë të rrugës për të fshehur gjurmët.

Kufomat janë gjetur rreth orës 19:45 nga kalimtarë të rastit në anë të rrugës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimave dhe shkaqet e ngjarjes.

/Shekulli Online/ E.B./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ekzekutohen burrë e grua Empty Re: Ekzekutohen burrë e grua

Wed 8 Jan 2014 - 23:02
Masakra në Korçë, Latollari: Kam një djalë me Danjelën, doja të martohesha me të
Ekzekutohen burrë e grua Latollari
Masakra në Korçë ka tronditur opinionin publik, ku xhelozia e çmendur e një 40-vjeçari, ka çuar në vrasjen e katër personave. Bashkim Latollari, autori i ngjarjes, i cili ka ekzekutuar me armë zjarri dy çifte bashkëshortësh, ka treguar në polici me detaje çfarë ndodhi natën e vrasjes dhe shkakun kryesor që çoi në masakrimin e dy familjeve, asaj Meçollari dhe Metollari.

Pikënisja e gjithë ngjarjes ka qenë një lidhje dashurie jashtëmartesore, e cila çoi dhe në këtë krim të katërfishtë. Ai ka thënë se dashuria për Danjelën, njëra nga viktimat, ka qenë pikënisja e ngjarjeve tragjike që do të pasonin.

"Danjelën e doja marrëzisht. Doja të martohesha me të, të bëja fëmijë dhe ajo duhej të ndahej nga i shoqi. Por, gjithçka u prish nga daja i burrit të saj. I mbushi mendjen që të prishte marrëdhënien me mua, të rrinte me Belimonin. Nuk e durova dot prishjen e lidhjes dhe ndaj i vrava. Fillimisht vrava Danjelën dhe burrin e saj. Nuk do të toleroja përgjegjësit e ndarjes me Danjelën”, ka rrëfyer në polici me pranga në duar Bashkim Latollari.

Madje ai pretendon se djali i dytë i çiftit Meçollari, aktualisht 4 vjeç është fryt i dashurisë së tij me Danjelën.
Çifti Belimon dhe Danjela Meçollari kishin dy djem të mitur një 6 dhe tjetrin 4 vjeç.

Reagon babai i Belimon Meçollarit: Dua drejtësi për vrasjen e djalit dhe të nuses

Babai i Belimon Meçollarit, njërit prej viktimave të masakrës së Korçës, ka reaguar ditën e sotme, duke kërkuar drejtësi për autorin e krimit të katërfishtë. Në një prononcim për mediat, Neki Meçollari ka rrëfyer traumën që kanë pësuar dy nipërit e vegjël, pas vrasjes së prindërve. Ai ka kërkuar drejtësi për vrasjen e djalit dhe nuses së tij, nga Bashkim Latollari.

“Djali me nusen u vranë në sy të dy fëmijëve të tyre dhe nipërit e vegjël janë terrorizuar nga ngjarja. Djali im nuk kishte konflikte as me nusen e tij dhe as me autorin. Dua drejtësi për ngjarjen, që i mori jetën djalit tim dhe nuses së tij” është shprehur Neki Meçollari.

Ngjarja

Masakra ndodhi në fshatin Gjonomadh, ndërsa autori i krimit, Bashkim Latollari ishte skeduar si kontingjent kriminal. Pasi është dorëzuar te kryeplaku i fshatit, ka marrë përsipër vrasjen e dy çifteve, Rexhep dhe Valentina Metellari 60 dhe 56 vjeç dhe Belimon e Daniela Meçollari mbi 30 vjeç, prindër të dy fëmijëve të mitur. Autori fillimisht mësohet se ka vrarë Rexhepin dhe Valentinën dhe më pas me të njëjtën armë krimi ka vrarë edhe nipin e Rexhepit, Belimonin dhe gruan e tij. Dyshimet e para lidhen me faktin se gjithçka ka ndodhur nga një lidhje, që mund të ketë ekzistuar mes gruas së re të vrarë dhe autorit, ndërsa policia mësohet se po heton edhe faktin që çifti i të moshuarve të kenë përdorur emrin e autorit si thashethem nëpër fshat për lidhjen me gruan e nipit.

/Shekulli Online/ E.L./


Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Ekzekutohen burrë e grua Empty Re: Ekzekutohen burrë e grua

Thu 9 Jan 2014 - 4:14
kane lujt menc njerezit per zotin
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ekzekutohen burrë e grua Empty Re: Ekzekutohen burrë e grua

Sat 11 Jan 2014 - 0:50
“Monstra” e Korçës gjen kohë për të bërë ironi me gjyqtarët



Ekzekutohen burrë e grua Monstra2Ekzekutohen burrë e grua Monstra
Autori i masakrës së Korçës ka dalë sot para trupit gjykues, ku i është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”. Bashkim Latollari, i cili mbrëmjen e së shtunës vrau katër persona në fshatin Gjonomadh të Korçës, në fillim të seancës është shfaqur shumë i qetë, madje ka bërë ironi edhe me gjyqtarët. Më pas, kur është pyetur nga trupi gjykues ai ka deklaruar se është penduar për vrasjet.

“Rexhep Metellarin nuk doja ta vrisja, por doja të vrisja vetëm gruan e tij Valentinën, sepse ajo më prishi lidhjen. Danielën e vrava sepse nuk donte të divorcohej nga Belimoni”, -është shprehur Latollari. Më tej ai ka kërkuar që t’i bëhen analizat e ADN-së djalit të Daniela Meçollarit, duke pretenduar se ai është djali i tij. “Dua t`i bëhen analiza e ADN-së së djalit”,-u shpreh i akuzuari.

Latollari është marrë në mbrojtje nga kreu i Dhomës së Avokatisë, Arben Lena, pasi asnjë avokat tjetër nuk e ka marrë përsipër vrasësin Latollari, për shkak të parregullsive të çështjes. Bashkim Letollari akuzohet për vrasjen, e Belimor dhe Daniela Meçollarit si dhe të Rexhep e Valentina Metellarit. Familjarët e viktimave kanë kërkuar dënim maksimal për 40-vjeçarin, teksa janë shprehur se nëse gjykata nuk vendos drejtësi, ata do ta vendosin vetë drejtësinë, duke u hakmarrë ndaj Latollarit.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Ekzekutohen burrë e grua Empty Re: Ekzekutohen burrë e grua

Sat 11 Jan 2014 - 23:11
Jan cmend Njerzit o zot, duke pas plot vajza tjera ca deshi ky tek gruja e huj, dhe doka llogari po e kisha var ne litar .
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Ekzekutohen burrë e grua Empty Re: Ekzekutohen burrë e grua

Sun 12 Jan 2014 - 15:30
primitivizum ende ka ne ato treva
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ekzekutohen burrë e grua Empty Re: Ekzekutohen burrë e grua

Sun 12 Jan 2014 - 16:55
Princesha shkruajti:Jan cmend Njerzit o zot, duke pas plot vajza tjera ca deshi ky tek gruja e huj, dhe doka llogari po e kisha var ne litar .

Epo qe ka shkuar ka dashur e kjo e ndjera edhe pse e martuar por ceshtja eshte tjeter se sdo rrime te paragjykojme e kritikojme jeten e saj...por me cilen te drejte tjetri u merr jeten dhe jo vetem te sajen por e tre te tjereve,ata femije qe mbeten jetim kush do kujdeset tani per ta?!
Sponsored content

Ekzekutohen burrë e grua Empty Re: Ekzekutohen burrë e grua

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi