Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mëshira europiane për Greqinë  Empty Mëshira europiane për Greqinë

Thu 27 Oct 2011 - 15:21
Mëshira europiane për Greqinë  Tirana-2Marrëveshja e liderëve të Eurozonës, për lehtësimin e borxhit të Greqisë detyron edhe Shqipërinë e varfër të japë kontributin e saj. Sipas marrëveshjes, bankat private që i kanë dhënë borxh qeverisë greke detyrohet të falin gjysmën e shumës, pasi fqinji ynë jugor nuk ka mundësi financiare për ta shlyer të gjithë atë.

Top Channel ka mësuar se bankat shqiptare kanë të investuara aktualisht rreth 11 milionë euro në letra me vlerë të qeverisë greke. Sipas marrëveshjes, 50 për qind e kësaj shume ose 5.5 milionë nuk do të shlyhet më dhe i falet qeverisë greke.

Vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sektori bankar në vend pati një fitim total prej 6.7 miliardë lekësh, që i konvertuar do të thotë gati 48 milionë euro. Shuma që bankat shqiptare do i falin Greqisë është sa gati 12 për qind e fitimit që ato realizuan vitin e kaluar.

Sërish shifra e humbjeve për Shqipërinë është modeste dhe nuk krijon probleme për sektorin bankar. Ndryshe nga ajo që mund të ndodhë në disa vende të tjera, sidomos në Greqi, ku për disa nga bankat po përflitet ideja e shtetëzimit për shkak të humbjeve të mëdha që pësojnë nga marrëveshja për faljen e borxhit grek.

Pakti i BE-se

Lideret europianë arritën një marrëveshje tri pikëshe të konsideruar jetike për zgjidhjen e krizes së borxheve në rajon.

Pas bisedimeve maratone në Bruksel, krerët e bllokut deklaruan se bankat private që i kanë dhënë hua Greqisë, pranuan të dalin me 50% humbje tek letrat me vlerë.

Bankave do t’u duhet ndërkohë të grumbullojnë me shume kapital per t’u mbrojtur nga humbjet qe mund te rezultojne prej cdo rreziku te ardhshem qe ndonje qeveri te shpalle mosaftesine per te shlyer detyrimet.
Korniza ligjore e fondit te ri do te pervijohet ne nentor. Edhe pse ujdia ne vetvete nuk eshte aq ambicioze sa c`shpresonin disa, eshte maksimumi qe mund te arrihej ne keto kushte.

Papandreu: Shpetuam

Greqia shpetoi mbi 100 miliard euro ndersa vihen themelet per te ulur ne 120 % te PPB deficitin shteteror deri ne vitin 2020 nga 160% qe eshte tani.“Nje dite e re po lind per ne”, ka thene kryeministri Papandreu, duke falenderuar gjithe greket per perpjekjen mbinjerezore qe po bejne.

“Me keto vendime –ka deklaruar Papandreu- ju shmangem rrezikut te falimentimit, kemi siguruar financimin e vendit me 100 miliard euro deri ne 2014 kemi zgjidhur problemin e likuiditetit te sistemit bankar me 30 miliard euro me ane te rikapitalizimit te tyre, kemi siguruar pensionet e qytetareve”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi