Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Nis ndërtimi i Tiranës moderne Europiane Empty Nis ndërtimi i Tiranës moderne Europiane

Wed 7 Mar 2012 - 21:52
Bashkia e Tiranës po jetëson çdo ditë projektet për zhvillimin e Tiranës. Një nga këto projekte që pritet të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të qytetit, punësimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Tiranës është edhe zgjatimi i Bulevardit dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës.

I lançuar nga zoti Basha gjatë fushatës elektorale si projekt strategjik, zgjatimi i Bulevardit të Tiranës dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës nis të kthehet në realitet. Nesër në orën 9.00, në Akademinë e Arteve, 7 prej 20 studiove më të mira arkitekturore të botës paraqesin projektet e tyre, për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.

Studiot Arkitekturore: DAR Group Turkey & United Kingdom, West 8 - The Netherlands, Albert Speer & Partners - Germany, Cino Zucchi Architetti - Italy, Gerkan, Marg & Partners - Germany, Kees Christianse & Partners - The Netherlands, Grimshaw Architects - United Kingdom do të prezantojnë masterplanet për zgjatimin e Bulevardit, deri tek lumi i Tiranës, me gjatësi 1.7 km dhe për zhvillimin e sipërfaqes përreth saj, prej 132.8 ha.

Po kështu, këto studio do të sjellin dhe një masterplan për rehabilitimin e lumit të Tiranës, prej 6.7 km dhe zhvillimin e zonës përreth. Shtatë studiot arkitekturore do të paraqesin dhe propozime për zhvillimin e zonës, nga lumi i Tiranës deri në Paskuqan, përfshirë edhe zgjatimin e Bulevardit si dhe për zhvillimin e Kodrave të Paskuqanit. Projekti më i mirë do të përzgjidhet nga një juri me personalitete të njohura. (INA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi