Tiranë, 108 mijë euro ryshfet për shesh ndërtimi, avokatja në kërkim
Sun 4 Sep 2011 - 17:19
TIRANE – Lajmifundit – Një avokate është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës me akuzën se ka mashtruar një qytetar duke i premtuar shesh për ndërtimin e një pallati kundrejt shumës së ryshfetit 108 mijë euro.Lajmi u bë i ditur nga policia e Tiranës, e cila theksoi se sot më datë 03.09.2011, nga Sektori Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në zbatim të Urdhërit të Prokurorisë është bërë shpallja në kërkim e shtetases Alberta Jani Gega, e datelindjes24.06.1959, banuese në Tiranë, profesion Avokate pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë, për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.Sipas policisë, në ngarkim të saj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin Penal Nr. 1016 date 03.09.2011, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest ne burg” në mungesë.Burimet thanë se pas një hetimi 4-mujor dhe dokumentimit të provave e fakteve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë për shtetasen Alberta Gega.Kjo shtetase dyshohet se ka mashtruar shtetasin Daut Mehmeti në vitin 2007, të cilit dyshohet se i ka marrë një shumë prej 108 000 (njeqind e tete mije) Euro, duke i premtuar për një shesh ndërtimi për pallat, shumë të cilën nuk ia ka kthyer duke e mbajtur në vazhdimësi me premtime për sheshe ndërtimi në vende të ndryshme, të cilat nuk ishin në pronësi të saj.
- Tiranë, 108 mijë euro ryshfet për shesh ndërtimi, avokatja në kërkim
- 15 mije euro: Zyrtarja e Ministrisë, specialiste e Financave ryshfet prokurorit
- Mashtroi duke i marrë 15 mijë euro, qytetari: Më tha se do më jepte leje ndërtimi
- Tiranë, grabitësit e maskuar marrin 10 mijë euro në Exchange
- Nis Ndertimi i Xhamis se madhe ne Tirane..
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi