Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Nis Ndertimi i Xhamis se madhe ne Tirane.. Empty Nis Ndertimi i Xhamis se madhe ne Tirane..

Sun 21 Apr 2013 - 11:33
Kryetari i Komunitetit Myslyman Shqiptar, Selim Muça, Kryeministri Sali Berisha dhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha kanë nënshkruar me 20 prill, ditën që myslymanët përkujtojnë ditëlindjen e profetit Muhamed, marrëveshjen për ndërtimin e Xhamisë së re të Tiranës, e cila do të jetë më e madhja në vend.

"Namazgjaja, ku ne jemi sot është shprehje e shpirtit të madh e bujar dhe e sakrificës të atyre besimtarëve myslymanë, që dhanë për fenë dhe popullin, përkushtimin, pasurinë dhe gjithcka. E lus Zotin të na lehtësojë punën tonë në gjithë proceset e ndërtimit të Xhamisë së Madhe", tha Selim Muca.

"Kjo ngjarje është e madhe sepse sot ne ndahemi nga qëndrime paragjykuese, nga qëndrime të frymëzuara kryekëput nga ateizmi dhe ideologjitë e tij, të cilat penguan për 20 vjet ndërtimin e kësaj xhamie kaq shumë të domosdoshme për besimtarët myslymanë të qytetit të Tiranës", tha Berisha.

"Tirana është modeli i bashkëjetesës fetare, model, i cili është rrezatuar ndër shekuj dhe rrezaton edhe sot. Në këtë të shënuar, në këtë ditë të lindjes së profetit Muhamed ne nisim ndërtimin e kësaj vepre madhore, xhamisë së madhe të qytetit, duke kompletuar mozaikun e objekteve të rëndësishme të kultit në kryeqytetin e shqiptarëve", tha Basha.

Sipas projektit të ideuar nga një arkitekt turk, Xhamia e Namazgjasë në të cilët mund të kryejnë ritet fetare njëkohësisht 5 mijë besimtarë myslymanë do të jetë e lartë 35 metra, do të ketë 4 minare.

Përveç se një vend adhurimi për Zotin, xhamia e re do të jetë një kompleks shumëfuksional pasi në të do të ketë biblioteka, klasa, salla seminaresh dhe vende argëtmi për fëmijë të moshave të ndryshme.

Kostoja e saj shumë e lartë nuk i ka trembur drejtuesit e KMSH-së të cilët shprehen të kënaqur për gadishmërinë e shqiptarëe pa dallim feje për të qenë pjesë e këtij projekti.



http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=255569
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Nis Ndertimi i Xhamis se madhe ne Tirane.. Empty Re: Nis Ndertimi i Xhamis se madhe ne Tirane..

Sun 21 Apr 2013 - 12:25
zoti e bekoft sali berishen dhe lulzim bashen po shihet se keta lider jan besimttar musliman e kan vendos me zemer dhe shiprt ta ndertojn ne tiran gjamin me te madhe ne shipri zoti qoft i knaqur me ata
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi